Franca, Evropa shqyrtojnë përdorimin e aplikacioneve të debatueshme të gjurmimit

Franca, Evropa shqyrtojnë përdorimin e aplikacioneve të debatueshme të gjurmimit


Parlamenti i Francës voton javën e ardhshme në lidhje me planet për të përdorur një aplikacion të debatueshëm gjurmues për të ndihmuar në luftimin e koronavirusit, ndërsa vendi po përgatitet për lehtësimin e masave kufizuese muajin tjetër. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Lisa Bryant njofton nga Parisi se aplikacionet e këtij lloji kanë ngjallur shqetësime për privatësinë në Francë dhe në shumë vende të tjera të Evropës.

Lexo: Luftë kundër informalitetit në kohë krize

Ministri Francez i Teknologjisë, Cedric O thotë se aplikacioni do të njoftojë përdoruesit e telefonave inteligjentë kur ata ndodhen afër njerëzve të infektuar me COVID-19, dhe me këtë informacion ndihmon autoritetet të zvogëlojnë përhapjen e pandemisë.

Në një video të partisë në pushtet, të shfaqur në faqen saj në Facebook, Ministri O tha se aplikacioni i quajtur “Stop COVID” do të respektojë plotësisht liritë e individit. Ai tha se përdorimi i aplikacionit do të jetë plotësisht në baza vullnetare dhe anonime.

Ai gjithashtu tha se kjo do të jetë një masë e përkohshme, që do të skadojë pas përfundimit të pandemisë.

Qeveria synon të fillojë përdorimin e aplikacionit më 11 maj, në datën që ajo ka vendosur të fillojë lehtësimin e masave kufizuese dy mujore. Fillimisht autoritetet franceze njoftuan se do të zhvillohej një debat parlamentar mbi teknologjinë. Por kjo është ndryshuar në votim, pas një reagimi të madh nga ana e ligjvënësve.

Kritikët e aplikacionit përfshijnë anëtarët e partisë në pushtet si Guillaume Chiche, i cili i tha Televizionit Francez se aplikacioni do të zbulonte gjendjen shëndetësore të njerëzve dhe do të çonte në diskriminim dhe përjashtim.

Ai nuk është i vetmi që ka shprehur shqetësim. “Ne mendojmë se është shumë e rrezikshme që qeveria t’i thotë popullit francez se zgjidhja për këtë problem do të jetë ky lloj aplikacioni”, tha Benoit Piadallu.

Zoti Piedallu është anëtar i “La Quadrature du Net”, një grup që mbron të drejtat dhe liritë dixhitale. Ai përmendi një seri problemesh të mundshme, nga cënimi i mundshëm i lirive të individit nga ky aplikacion, deri në faktin se ai mund të mos funksionojë në mënyrë efektive.

“Ne mendojmë se aplikacioni dixhital nuk është përgjigja e duhur për këtë problem. Qeveria duhet të blejë maska, të ndërtojë spitale të reja. Ka shumë zgjidhje të tjera më të mira se sa një aplikacion”, tha ai.

Lexo: Plani i Nju Jorkut për gjurmim masiv të COVID-19

Një sondazh i kohëve të fundit tregonte se 80% e të anketuar francezë thanë se ata do të ishin të gatshëm ta shkarkonin aplikacionin. Por zoti Piedallu beson se numri i atyre që me të vërtetë do ta përdornin atë ka të ngjarë të jetë shumë më i vogël dhe shumë të moshuar, grupi më i rrezikuar nga koronavirusi, nuk kanë telefona inteligjentë.

Franca nuk është i vetmi vend evropian që po punon për përdorimin e aplikacioneve gjurmese. Edhe Gjermania fqinje po shqyrton këtë mmundësi, duke nxitur debate të ngjashme për të drejtat e njeriut dhe privatësinë. Mediat njoftojnë gjithashtu se qeveria franceze po inkurajon kompaninë Apple që të lejojë aplikacionin të punojë në iPhone-et e saj pa masa të integruara të privatësisë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0