Luftë kundër informalitetit në kohë krize

Luftë kundër informalitetit në kohë krize


Nga Zef Preçi, Ish-Kryetar i Autoritetit të Konkurencës

Gjatë prezantimit verbal të paketës së zgjeruar të masave anti-Covid-19 të qeverisë, më tërhoqi vëmendjen deklarimi i z. Rama në lidhje me punëtorët që punojnë në sektorin informal të ekonomisë, e që kanë humbur vendet e punës ose “në të zezë”, siç quhet ndryshe në zhargonin popullor. “Ata që punojnë në të zezë duket të kenë kurajon që të denoncojnë. Ne po bëjmë gati edhe një shpërblim financiar, për ata që do të thonë se unë kam punuar në të zezë në filan kompani dhe sot nuk kam asnjë të ardhur sepse jo se nuk kam punuar, por s’më ka regjistruar pronari“ – tha ai..

Lexo: A i krijojmë ne mendimet negative?

Për mendim tim, kjo thirrje ndaj njerëzve në kufinjtë e varfërisë ekstreme është e nxituar dhe e gabuar njëkohësisht. Kjo jo, se reduktimi i sektorit informal nuk është shqetësim në vendin tonë, por se shtrohet në një kontekst aspak favorizues për një masë të tillë.
Së pari, pagesat që po bënë qeveria ndaj qytetarëve që humbasin vendet e punës, burojnë nga buxheti i shtetit dhe nuk janë “dhuratë e partisë”. Madje, ato përbëjnë një të drejtë të ligjshme dhe kushtetuese të të punësuarve, të cilët drejtpërdrejt (kur janë në punën me kontratë dhe paguajnë siguracione) dhe tërthorazi (kur nuk kanë një kontratë të tillë dhe nuk paguajnë siguracione, por paguajnë tatime-taksa duke kontribuar në buxhetin e shtetit si çdo qytetarë tjetër në vendin tonë).

Së dyti, në shumicën e rasteve për shkak të varfërisë që sundon në vend, (për zvogëlimin e së cilës është angazhuar qeveria aktuale dhe çdo qeveri në fushatën për marrjen e pushtetit), kjo marrëdhënie midis punëdhënësve dhe punëmarrësve për të marrë pagën më të holla në dorë (në cash) pa paguar siguracione dhe tatim mbi të ardhurat personale, është vendosur në mirëkuptim midis tyre.

Kjo sepse i pari (punëdhënësi) kryen evazion fiskal duke mos paguar detyrimet e tij për sigurimin shoqëror dhe shëndetësorë për të punësuarin, ndërsa ky i fundit bënë gjithashtu evazion duke mos paguar detyrimet e veta përkatëse për sigurimin shoqërorë dhe shëndetësorë si dhe detyrimin mbi tatimin mbi të ardhurat personale (nëse është subjekt i këtij detyrimi). Kështuqë në një farë mënyre, të shtyrë nga varfëria, por edhe nga ngasja për pak më shumë lekë sot, por në dëmë të buxhetit dhe të së ardhmes personale, kjo marrëdhënie është përgjithësishtë e rregulluar në mënyrë të tillë.

Lexo: DPT: Afati i aplikimit për ndihmën financiare të Paketës Nr.1 përfundon në datën 18 Prill 2020

Së treti, në planin moral dhe për interesa të së ardhmes, më tingëllon disi djallëzore dhe e pamoralshme, që një i punësuar, në kushtet e pezullimit të veprimtarisë ekonomike të punëdhënësit të tij (për hir të së vërtetës, jo për fajin e këtij të fundit) ta denoncojë te qeveria, thua se qeveria nuk e dinte se kështu funksionon një pjesë e mirë e tregut të punës prej vitit 1991?

Për shembull besoj se z. Rama e di që asnjë pallat banimi apo qendër biznesi në Tiranë, në bregdet apo në qytete të tjera të vendit nuk mund të ndërtohet nga një kompani që ka vetëm 5 apo 6 punëtorë të siguruar? Mjafton zbërthimi i një situacioni për metër katrorë ndërtimi dhe cilido ekonomist me formim të mesëm mund të llogarisë nivelin e informaliteti në këtë sektor. E kështu me rradhë për sektorët e tjerë. Nuk po them se në sistemin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve grumbullohet një informacion i vlefshëm kolosal me të cilin mund të ndërmerren politika shumë të mira që gradualisht i mbyllin derën evazionit.

Kjo thirrje e z. Rama ndërmerret pikërisht një kohë kur po ky i punësuar pret që mbas 4-6 javësh t’i rikthehet punës dhe mundësisht në të njëjtën sipërmarrje. Shanset për “boom” të tregut të punës në vendin tonë janë zero, për të mos thënë që për mangësi të politikave qeveritare dhe favorizimeve klienteliste në prokurimet publike, edhe atje ku janë mundësitë për të zënë në punë punëtorë, qoftë edhe të pakualifikuar, si në procesin e rindërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, pritet e vijnë punëtorë të huaj nga jashtë.

Lexo: Rama: Bizneset që konsiderohen me risk të ulët dhe të mesëm do të nisin punën pas 2-3 javësh

Siç dihet, qeveria e ka hapur shtegun, për këtë qëllim, me gjithë heshtjen olimpike dhe të pakuptimtë të këshillit trepalësh (qeveri-punëdhënës-punëmarrës), nëse ky organizëm ekziston akoma dhe nuk është uzurpuar nga oligarkët, të vetmitë që kanë interesa për të sjellë në Shqipëri “skllevër modernë” dhe vendet e “botës së tretë”. E kjo nuk mund të mos mbajë pagat e punës në nivele minimale, shtojë numrin e shqiptarëve të punësuar dhe pa siguracione (si këta që sot ju bëhet thirrje të denoncojnë punëdhënësit e tyre në kohë krize), por mbi të gjitha shto edhe ushtrinë e të papunëve në vendin tonë…

Të mos harrojmë edhe faktin se një shoqëri e fragmentuar, dhunuar e trysnuar nga regjimi i kaluar e ka të vështirë të pranojë sistemin e raportimit, në një vend si i joni ku drejtësia është thuajse inekzistente dhe tërësisht në shërbim të pushtetit, të pasurve… Përvoja e mosfunksionimit të sinjalizuesve apo bilbilfryrësve, edhe pse shteti shpenzon fonde të posaçme buxhetore, për të nxitur raportimet e parregullsive ligjore, fshehjen e pasurive, abuzimeve me tenderat etj, në sipërmarrjet pulbike dhe private, tregon se jemi ende larg ndërtimit të besimit të qytetarëve ndaj institucioneve, dhe në këtë proces qeveria është akoma më larg.

Personalisht do ta mirëkuptoja dhe do ta duartrokisja z. Rama nëse mbështetjen kundër varfërisë, do ta shtrinte te të gjithë qytetarët shqiptarë si një e drejtë elementare e ligjshme e tyre, që buron nga qenia qytetarë të Republikës së Shqipërisë, pa dallim nëse kanë paguar ose jo siguracione, duke u mjaftuar me deklarimin personal të tyre se kanë qenë në marrëdhënie pune. Pastaj për llogaritë në të ardhmen, le t’i bëjmë në kohën e duhur, kur kriza të jetë kapërcyer dhe ekonomia jonë t’i jetë rikthyer normalitetit. Sado e largët që të duket ajo kohë, besoj dhe shpresoj se do të vijë një ditë.

Lexo: Zef Preci: Testet e Koronavirusit, si test për funksionalitetin e shtetit

Të besh sikur lufton informalitetin duke kundërvënë disa shqiptarë, kundër disa shqiptarëve të tjerëve e duke mbajtur kështu qeverinë jashtë përgjegjësive të saj kushtetuese e politike, ne kohë krize si kjo e sotmja “është shumë e bukur për të qenë e vërtetë”…

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0