Rama: Bizneset që konsiderohen me risk të ulët dhe të mesëm do të nisin punën pas 2-3 javësh

Rama: Bizneset që konsiderohen me risk të ulët dhe të mesëm do të nisin punën pas 2-3 javësh


Kryeministri Edi Rama u shpreh në emisionin “Opinion” lehtësimin e masave shtrënguese të karantinës ku në 2-3 javët në vazhdim, bizneset që konsiderohen me risk të ulët dhe të mesëm do të nisin punën.

Kryeministri theksoi se hapja e bizneseve do të jetë pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve të Kodit Penal. Ai u shpreh se nuk ka ende një afat për nisjen e aktivitetit të bizneseve me risk të lartë, si baret, restorantet, palestrat apo pub-et.

“Në skenarin e hapjes, kategoritë me risk të ulët, tregti me pakicë të veshjeve në dyqane të specializuara, tregtia e tekstileve në dyqane të specializuara, tregtia me pakicë e mobilieve, orëve, bizhuterive, qilimat, regjistruesit e audiove, taksive me një person do të hapen në ditët në vijim. Por, e rëndësishme është hyrja në fuqi e ndryshimeve të Kodit Penal. Hapja do të shoqërohet me kushte strikte, java e ardhshme do të jetë përgatitore. Mbi bazën e protokollove të sigurisë që do të jenë shumë të qarta, do të sigurohet jeta e punëtorëve.

Në fashën e dytë me risk të mesëm, hapja do të vijojë në 2-3 javët në vazhdim. Këtu klasifikohen transporti rrugor i pasagjerëve urbanë, qytetas, shërbime mësimore këtu përjashtohet mësimi online, tregtia me pakicë në tregje dhe tenda.

Ka një debat të madh për parukeritë dhe estetistët se në cilën kategori do të përfshihen, tek rreziku i mesëm apo i lartë, por mund të jenë te bizneset me risk të mesëm.

Me rrezik të lartë hyjnë restorantet, baret, aktivitete argëtimi, çlodhëse, sportive, palestrat, transporti ndërurban”, u shpreh Rama.

Paketa për biznesin e vogël:

Biznesi i vogël përfitues i pagës minimale prej 26 mijë lekë, deri tani nga zbatimi i paketës së parë të ndihmës rezultojnë 40.327 përfitues. Për këtë kategori, në proces shqyrtimi dhe verifikimi në terren nga tatimet janë edhe 16.875 të tjerë. Kryeministri Rama tha se brenda javës të ardhshme do të mbyllet shpërndarja e pagave për biznesin e vogël.

“Ne po kryejmë pagesat për të gjithë ata që ishin biznes i vogël dhe u prekën drejtpërdrejt nga mbyllja e aktivitetit. Sot 40,327 e kanë marrë pagën në llogarinë e tyre, ndërsa janë edhe 16.875 të tjerë në proces verifikimi nga Tatimet, që kërkon pak kohë pasi shoqërohet edhe me verifikime në terren. Të gjithë ata që përfshihen në këtë kategori do të marrin pagën. Shpërndarja e parave për këtë kategori përfundon brenda javës së ardhshme.

50.095 persona që janë refuzuar pjesëmarrja në paketën që nuk ju përkiste, por 95% e tyre do të përfitojnë nga paketa e zgjeruar. Ndërkohë janë bërë korrigjime për përfitimin si biznes i vogël i taksistëve dhe dentistëve në paketën e parë për 3 pagesa si edhe të tjerët”, tha Rama.

Paketa e zgjeruar:

Kryeministri Edi Rama tha se në paketën e zgjeruar përfshihen 100 mijë biznese të vogla që nuk u mbyllën, por patën reduktim të xhirove dhe 66 mijë të punësuar në biznesin e madh të larguar deri në 10 prill.
“Biznesi i madh i detyruar edhe për shkak të natyrës së vet. Nga hulumtimet që keni bërë kanë pagesa të pjesshme apo minimale, duke iu referuar listëpagesave. Goditja nuk ka qenë e menjëhershme dhe deri në fund të marsit, biznesi i madh e ka mbajtur goditjen.
Në fillim të javës të ardhshme, nis zbatimi i paketës së zgjeruar. Një pagë e drejtpërdrejtë 40 mijë lekë për këtë kategori, një pjesë e madhe të të cilëve kanë punuar, por kanë pasur reduktim të xhiros, apo të atyre që janë larguar më 10 prill është dinjitoze për kushtet ku jemi”, u shpreh Kryeministri.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0