Nisma e World Vision Albania: Shtëpisë mbyllja derën, zemrës hapja

Nisma e World Vision Albania: Shtëpisë mbyllja derën, zemrës hapja


COVID-19 na privoi të gjithëve nga jeta jonë normale e na detyroi te izolohemi. Ndërkohë që urojmë të jeni mirë brenda mureve të shtëpisë, mendoni pak sa e vështirë është jeta për mijëra familje në të gjithë Shqipërinë, që po përballen me mungesa themelore. World Vision Albania ka 20 vite që mbështet familjet dhe fëmijët më në nevojë të vendit. Që prej shpalljes së emergjencës COVID -19, kanë mbështetur mbi 2000 familje dhe vazhdojnë ta bëjnë, por në këtë krizë askush nuk ia del i vetëm.

Lexo: Zoom arrin 300 milionë përdorues në ditë, duke u rritur 50% nga fillimi i Prillit

Naj mbyllja derën COVID – 19, por hape zemrën për ata që kanë nevojë!

  • Dhuro 5000 lekë dhe ata i dorëzojnë një paketë ndihme bazike një familjeje, që ka nevojë dhe nuk ka përfituar asnjë ndihmë deri tani. Ata punojnë në 220 komunitete dhe shpërndajnë duke kordinuar listat me nëjsitë vendore.
  • Dhuro 2000 lekë për të mbajtur COVID -19 larg derës, familjet kanë nevojë për materiale higjenizuese.
  • Dhuro 2500 lekë dhe një fëmijë me aftësi të kufizuar larg zonave urbane do të marrë këshillim dhe trajtim.

Dhe nëse nuk mundeni të dhuroni në këto shuma të sugjeruara, dhuroni aq sa mundeni! Për t’u informuar mbi paketat e dhurimit, Kliko Këtu!

Ja si po i përgjigjenë krizës së COVID-19:

  1. Paketa ushqimore dhe higjenike për familjet më në nevojë:

Aktualisht, mbi 2000 familje në 11 bashki të vendit, janë mbështetur me paketa ushqimore dhe higjienike nga World Vision Albania. Ndërkohë, që çdo ditë vijon puna, për të mbështetur familje të tjera në nevojë.

  1. Ushtrime online nga specialistët për fëmijët me aftësi të kufizuara:

Pavarësisht situatës së krijuar nga Covid19, fëmijët me aftësi të kufizuara të programit social ‘Tungjatjeta…Jetë’ vijojnë të bëjnë ushtrimet individuale të terapive.Terapistët e ekipeve të specializuara po vijojnë punën, nëpërmjet video-tutorialeve ku ata instruktojnë prindërit e fëmijëve, për të realizuar ushtrimet e nevojshme, për të vijuar përmirësimet.

Lexo: Franca, Evropa shqyrtojnë përdorimin e aplikacioneve të debatueshme të gjurmimit

  1. Këshilla për aspektet e shëndetit mendor për gjithë familjen:

“Lumturia është zgjedhje, pavarësisht rrethanave”, World Vision Albania sjell një cikël inovativ transmetimi 30 ditor podcast-esh ku dy profesionistë në fushën e psikologjisë, Florian Kulla dhe Anila Sulstarova shpjegojnë dhe këshillojnë për aspekte të shëndetit tonë mendor dhe atë të familiarëve tanë, gjatë situatave të emergjencës.

World Vision Albania është një organizatë humanitare, zhvillimi dhe avokatie e cila prej 20 vitesh ka në fokus punën për fuqizimin e familjeve dhe fëmijëve në Shqipëri. Aktualisht punojnë me rreth 18 mijë familje dhe 30 mijë fëmijë në nevojë, në 10 zona të vendit, në rreth 220 komunitete.

Lexo: Webinar: Mësimi Online. Sfidat e arsimit gjatë COVID-19

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0