Në këto raste prindërit besojnë se një fëmijë që nuk ka rezultatet maksimale, nuk mund të ketë shumë sukses. Por, të mos ngatërrojmë diçka. Nëse një fëmijë merr gjithmonë vlerësimin maksimal, do të jetë i suksessshëm në shkollë dhe jo domosdoshmërisht në biznes, ndërsa për atë që nuk është gjithmonë shumë i mirë në shkollë nuk do të thotë që nuk ka shanse për t’u bërë një sipërmarrës dhe udhëheqës i suksesshëm.
West Point ka bërë një studim me të sapodiplomuarit për të parë vijueshmërinë e tyre dhe llojin e karrierës. Ata dolën në përfundimin se një student nuk rritet për të udhëhequr kompanitë. Sipas tyre, koha ka provuar se një student me rezultate maksimale, mund të mos jetë më i aftë në sipërmarrje se një student me rezultate më të dobëta.
Lexo: Si të bëheni një udhëheqës me ndikim
Pra, rrallëherë udhëheqja ka të bëjë me intelektin e pastër dhe studentët absolut janë njerëz që japin kontribute të mëdha në shkencë, pedagogji, por jo domosdoshmërisht këta njerëz kanë të zhvilluara aftësitë ndërpersonale që studentët mesatarë kanë mundësinë ta bëjnë.
Është tepër e rëndësishme që t’i kushtohet më shumë rëndësi aftësisë që zotëron një person sesa rezultateve të tij, pasi ka aftësi të tjera po ashtu të vlefshme, që shkojnë përtej librave. Prandaj, kur një student sjell në shtëpi një çertifikatë, e cila nuk mbart rezultate maksimale, mos u frikësoni. Ju si prind duhet të festoni, pasi ju keni në dorë rezultatet e një udhëheqësi të ardhshëm.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.