Falenderime për komunitetin: Një këndvështrim ndryshe nga Drejtuesit e Startup Grind në mbarë botën - Business Magazine Albania

Falenderime për komunitetin: Një këndvështrim ndryshe nga Drejtuesit e Startup Grind në mbarë botën


Gjatë Nëntorit, Startup Grind u përqëndrua në një nga vlerat kryesore – të japësh, përpara se të marrësh. Komuniteti i Startup Grind është ndërtuar nga njerëz të mrekullueshëm nga të gjitha sferat e jetës dhe nga e gjithë bota.

Ekipi i Startup Grind vëren se, “Ne jemi kaq mirënjohës që kemi pasionin, vendosmërinë dhe miqësinë nga anëtarët tanë të komunitetit që ka ndihmuar në rritjen e Startup Grind nga eventi ynë i parë në Palo Alto vetëm tetë vjet më parë në më shumë se 500 organizime në +125 vende të botës. Përtej eventit tonë vendas, Startup Grind është rritur gjithashtu duke përfshirë dy konferenca të mëdha, konferencën tonë globale dhe konferencën e Europës, si dhe konferencat rajonale në Barcelonë, Australi dhe Marok”.

Lexoni: Startup Grind Global, konferenca më e madhe botërore që mbledh njerëz dhe ide

Çdo organizim për Startup Grind fillon me Drejtuesit Vullnetarë. Drejtuesit zënë një vend të veçantë. Pa punën e tyre të madhe, dëshirën për të parë ndryshime pozitive në komunitetet e tyre dhe përkushtimin ndaj idealeve, Startup Grind mund të ishte si çdo organizatë tjetër në rrjet.

Në vend të kësaj, Startup Grind me të vërtetë është bërë një familje globale e përkushtuar për të ushqyer startup-et, sipërmarrësit dhe ekosistemet. Vetëm në vitin 2018, komuniteti Startup Grind ka mbajtur gati 1.500 evente me 30,000 pjesëmarrës duke mbledhur së bashku themelues të suksesshëm lokalë, inovatorë, edukatorë dhe investitorë, të cilët ndajnë histori personale dhe mësime të nxjerra gjatë rrugës së tyre në ndërtimin e kompanive të mëdha.

“Njerëzit janë në qendër të komunitetit Startup Grind, por nëse nuk e merrni si të mirëqënë fjalën tonë, lexoni më poshtë arsyet pse Drejtuesit tanë të Startup Grind kanë vendosur që ta shtrijnë këtë event në qytetet e tyre dhe ndikimin që ka pasur tek ata dhe komunitetet e tyre lokale,” thotë ekipi i Startup Grind.

“Ne vendosëm të fillonim Startup Grind Wichita, sepse komuniteti ynë kishte nevojë për një shkëndijë! Një shkëndijë që ndez pasionin midis startup-eve tona. Startup Grind është tani një element kryesor në komunitetin tonë dhe event i rrjetëzimit për të gjithë sipërmarrësit në të gjithë Wichita. Për ne, ky ishte një ndryshim i lojës!”

– Jacob Wayman (Startup Grind Wichita, SHBA)

“ADN-ja jonë – dhe ajo që me të vërtetë ushqen Startup Grind – është atmosfera e ngrohtë dhe joshëse, si dhe historia personale që ne ndihmojmë në formimin dhe ndarjen midis folësit dhe audiencës së tij. Me një pamje unike pas skenave të Startup Grind, bisedat tona paraqesin ‘kampionët e fshehtë’, të cilët ilustrojnë punën e madhe, përulësinë e thellë, suksesin dhe një dashamirësi për të edukuar bizneset lokale. Ata ofrojnë një mjedis të sigurtë për t’u angazhuar dhe për të bërë pyetje. Arritja jonë më e madhe ka qenë të ndërtojmë një komunitet të lidhur online dhe offline për të ndihmuar në nxitjen e inovacionit në nivel lokal”.

– Sabine Fletchet (Startup Grind Mynih, Gjermani)

“Bloemfontein, duke qenë qyteti konservator në Shtetin e Lirë, i vendosur në zemër të Afrikës së Jugut, gjithmonë është perceptuar si një qytet shumë tradicional dhe “i prapambetur”. Startup Grind, na ka dhënë platformën për të zbuluar disa nga gurët e çmuar të fshehur të qytetit, njerëz jashtëzakonisht të shquar që kanë arritur një sukses të madh, por që jetojnë në këtë qytet dhe janë të panjohur.”

– Lesley Jennings (Startup Grind Bloemfontein, Afrika e Jugut)

Lexoni: Këshillat më të mira të dhëna nga të ftuarit e Startup Grind Tirana

“Jo vetëm që kemi tërhequr investime të huaja (kryesisht nga SHBA) për startup-et lokale përmes konferencës sonë vjetore dhe eventeve tona të rregullta, por ne gjithashtu jemi bërë eventi kryesor për startup-et në qytet. Për arsye se jemi lideri numër një në ekosistem, ne mund të ndihmojmë startup-et tona duke u ofruar kontakte me investitorë potencialë, duke u rekomanduar atyre programe akselerimi dhe madje duke i ndihmuar ata që të ekspozohen ndërkombëtarisht përmes partnerëve dhe sponsorëve tanë.”

– Alex Rodríguez Bacardit (Startup Grind Barcelona, Spanjë)

“U bëra drejtor i Startup Grind, sepse dëshiroja t’i jepja diçka komunitetit në të cilin jetoj. Kjo më ka bërë që të krijoj lidhje të mrekullueshme. Ndihem sikur njoh njerëzit më të mirë në qytet tani 🙂 Është gjithashtu një ndenjë fantastike që njoh njerëz të mrekullueshëm anembanë botës. Është një komunitet i vërtetë ‘ëndërrimtarësh dhe personash dinamikë’.”

– Colin Donohue (Startup Grind Tbilisi, Gjeorgji)

“Që në momentin e parë kur u njoha me Startup Grind e ndjeva se isha në një ambient me njerëz që ndanin me mua të njëjtat aspirata, besime dhe vlera. Është nga ato komunitete ku ti drejtohesh dhe gjen një grup njerëzish të mirë me të cilët ja vlen të ndash ide, mendime dhe të ndërtosh marrëdhënie të rëndësishme. Unë u bëra drejtor i Startup Grind në Tiranë, sepse dua të nxis shpirtin e sipërmarrjes tek njerëzit pasi e shoh sipërmarrjen si forcën kryesore të njeriut për të sjellë zhvillim tek vetja dhe tek ambienti ku jeton. Sa më e zhvilluar sipërmarrja aq më i zhvilluar do të jetë çdo vend.”

– Gerti Boshnjaku (Startup Grind Tirana, Shqipëri)

Startup Grind është në përpjekje të vazhdueshme për të bërë lidhje me njerëz të tjerë të mrekullueshëm në qytete të reja.

Lexoni: POST STARTUP GRIND TIRANA, LONA ALIA DREJT SIPËRMARRJËS TRILIONA DOLLARËSHE

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0