Startup Grind Global, konferenca më e madhe botërore që mbledh njerëz dhe ide

Startup Grind Global, konferenca më e madhe botërore që mbledh njerëz dhe ide


Konferenca Startup Grind Global siguron një ambient ndryshe nga çdo gjë tjetër, ku startup-et, partnerët, investitorët, liderat e së ardhmes dhe drejtuesit nga e gjithë bota bëhen bashkë për 2+ ditë për të folur rreth edukimit, lidhjeve dhe frymëzimit.

Në 6 skena me përmbajtje edukative të një niveli të lartë nga folësit më të spikatur botëror, mijëra sipërmarrës dhe inovatorë, kërkojnë të krijojnë marrdhënie, komunikim me ndikim dhe mundësi për partnerë të rinj.

Keni një Startup?

Bëhu një nga 300 startup-et që kërkon mundësinë të promovohet, të zgjerojë njohjet dhe të krijojë një kompani me 200 inevstitorë dhe 8,000 klientë potencialë.

Programi i Startup Grind identifikon kompanitë e reja me një potencial të lartë dhe mundësi për rritje të menjëhershme.

Një komunitet me 2 milionë sipërmarrës nga 400 vende, on line dhe off line, që lidhen dhe mbështesin njëri-tjetrin përmes bizneseve të tyre.

Vitin e kaluar eventi mblodhi bashkë 5,000 + pjesëmarrës që ndoqën folësit e kompanive më të mëdha globale: Oracle, WhatsApp, YC (Y Combinator), Giphy, Evernote, Stripe, Taboola, Chobani, Waze, Zynga, Tinder, Assana etj.

Startup Grind 2019, në datat 12-13 Shkurt, do të mirëpresë në skenë:

Michael Seibel 

Michael Seibel punon në Y Combinator si një partner me orar të plotë dhe CEO i programit të akselerimit të YC. Më parë, Michael Seibel ishte bashkë-themelues dhe CEO i Justin.tv dhe Socialcam.

Joe Gebbia

Joe Gebbia është bashkë-themelues dhe CPO i Airbnb, që shërben në Bordin e Drejtorëve dhe stafin Ekzekutiv, duke udhëhequr Samara, projektin e brendshëm të Airbnb dhe inovacionin.

Arlan Hamilton

Arlan ndërtoi një fond kapitalesh nga zero, ndërsa ishte e pastrehë. Ajo është themeluesja dhe partnere drejtuese e Capital Backstage, një fond i dedikuar për të minimizuar pabarazitë e financimit në teknologji duke investuar në krijuesit e lartë potencialë që janë me ngjyra, gra dhe / ose LGBT.

E shumë emra të tjerë të cilët i gjeni në këtë link: StartupGrind

Nëse po kërkon një ortak, sapo ke nisur kompaninë tënde, ose po bluan diçka të re në kokë, Startup Grind është vendi i duhur për ty. Bashkohuni dhe do ta shihni vetë.

###Rreth Startup Grind

Startup Grind (Startupgrind.com) është komuniteti i sipërmarrësve me rritje më të lartë në botë dhe ka për qëllimin edukimin, frymëzimin dhe lidhjen e sipërmarrësve në nivel lokal dhe ndërkombëtar.

Aktualisht Startup Grind është prezent në 400+ qytete, 120+ shtete dhe mbështetet globalisht nga Google for Entrepreneurs.

Startup Grind u krijua nga Dereck Andersen në Sillicon Valley, USA me qëllim krijimin e një komuniteti për startups dhe teknologjinë dhe ndërlidhjen e komuniteteve, sipërmarrësve në këto fusha.

Startup Grind Tirana është aktiviteti i parë për rrjetëzim (networking) në Shqipëri dhe komunitet që edukon, frymëzon dhe vë në kontakt të drejtëpërdrejtë sipërmarrësit e rinj që kanë krijuar startup-et e tyre apo njerëz me ide biznesi me biznesmenë të konsoliduar në fushën e biznesit në Shqipëri dhe profesionistë të fushave të ndryshme. Aktiviteti i nisur në Shtator të vitit 2014 është i përmuajshëm dhe i fokusuar kryesisht në fushën e teknologjisë dhe inovacionit, por jo vetëm.

Gjatë aktivitetit ftohet një biznesmen i suksesshëm shqiptar i cili ndan me audiencën eksperiencën e tij/saj në fushën e biznesit dhe vështirësitë, si dhe jep këshilla për sipërmarrësit e rinj.

Deri më tani kanë qenë mbi 30 sipërmarrës të suksesshëm, vendas dhe të huaj të cilët kanë ndarë me audiencën pëvojën e tyre në drejtimin e një sipërmarrje. Mund të përmendim emra si Hetem Ramadani, Ketan Makwana, Alketa Vejsiu, Altin Prenga (Mrizi i Zanave), Armir Harris (Shofur), Antonela Hako, Kadri Morina (EuroSig), Agron Shehaj (LocalWeb), Mirela Sula, Avni Ponari (Sigal), Gazmend Haxhia, Ardit Gjebrea, Mergim Cahani, Alejtin Berisha, Baybars Altuntas, Klodian Allajbeu, Monika Farka, Edi Demaj, Miranda Ademaj, Julien Coustaury, Prof. Dan Shechtman (fitues i cmimit Nobel nga Izraeli) etj. Videot e plota të aktiviteteve mund t’i gjeni këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0