OpenAI përgatitet të lançojë GPT-5 në gusht - Business Magazine Albania

OpenAI përgatitet të lançojë GPT-5 në gusht

OpenAI përgatitet të lançojë GPT-5 në gusht

OpenAI, pionieri në fushën e inteligjencës artificiale, planifikon të lançojë modelin e ri GPT-5 që në muajin gusht, raportoi të enjten The Verge, duke cituar burime të afërta me zhvillimet.

Modeli i ri, i cili pritej të dilte gjatë verës, do të prezantohet si një sistem AI që përfshin modele të ndryshme dhe është i aftë të kryejë funksione të shumta – ndryshe nga një model i vetëm, siç ka qenë praktika deri tani. Startup-i që mbështetet nga Microsoft, GPT-5, do të integrojë modelin o3 bashkë me teknologji të tjera, siç ka deklaruar CEO i OpenAI, Sam Altman, në muajin shkurt, me synimin për të thjeshtuar ofertat e kompanisë.

Lexo edhe:Shqipëria në zonën SEPA, Sejko: Më 7 tetor të gjitha bankat plotësisht operacionale!

Në planin afatgjatë, OpenAI synon të bashkojë seritë e modeleve “o” dhe “GPT”, duke ndërtuar sisteme të avancuara që përdorin një gamë të gjerë mjetesh dhe që janë të afta të kryejnë detyra të ndryshme.

“Edhe pse duket se GPT-5 do të debutojë në fillim të gushtit, datat e lançimit të planifikuara nga OpenAI shpesh ndryshojnë për shkak të sfidave të zhvillimit, kapacitetit të serverëve ose si reagim ndaj lançimeve apo rrjedhjeve të modeleve konkurruese,” thuhet në raportin e The Verge.

theverge

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0