Një bug (gabim) në Apple Watch mundësoi përgjimin e iPhone-ve

Një bug (gabim) në Apple Watch mundësoi përgjimin e iPhone-ve


Apple zbuloi një bug (gabim), që lejoi njerëzit që të përdorin një Watch Apple, që përmes “Walkie-Talkie”  të përgjonin bisedat që bëheshin përmes telefonave iPhone.

Kjo u raportua fillimisht tek Apple, përmes faqes zyrtare të kompanisë, e cila ju mundëson njerëzve të “denoncojnë” bug-et (gabimet). Apple do t’a aktivizojë “Walkie-Talkie” në momentin që do të raportohet se problem i shfaqur është rregulluar.

Funksioni Walkie-Talkie u prezantua në watchOS 5, në shtatorin e vitit 2018. “Sapo u vumë në dijeni për këtë cenueshmëri të lidhur me aplikacionin Walkie-Talkie në Apple Watch, funksioni u çaktivizua dhe kjo çështje do të rregullohet shpejt” , tha Apple në një deklaratë zyrtare. “Kërkojmë falje klientëve tanë për shqetësimet dhe do t’a rikuperojmë funksionalitetin sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Lexo: Një gabim në aplikacionin FaceTime lejon që njerëzit e tjerë t’ju përgjojnë

Apple tha se nuk është “i vetëdijshëm për ndonjë përdorim të cenueshmërisë ndaj një klienti, kushtet e veçanta dhe sekuencat e ngjarjeve janë të nevojshme për t’a shfrytëzuar atë”. Kjo do të thotë se nuk ka shumë gjasa që të prekë këdo.

“Ne marrim seriozisht sigurinë dhe privatësinë e klientëve tanë. Ne konkluduam se çaktivizimi i aplikacionit ishte rruga e duhur e veprimit pasi ky bug mund t’i lejonte dikujt të përgjonte bisedat e konsumatorëve të iPhone pa pëlqimin e tyre”.

Një bug i ngjashëm me iPhone është zbuluar në janar 2019, kur një adoleshent zbuloi një bug (face) FaceTime, që lejoi dikë që të përgjonte bisedat mes iPhone-ve. Apple edhe këtë gabim e kapi në kohë.

CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0