Një gabim në aplikacionin FaceTime lejon që njerëzit e tjerë t’ju përgjojnë - Business Magazine Albania

Një gabim në aplikacionin FaceTime lejon që njerëzit e tjerë t’ju përgjojnë


Një bug (gabim) i zbuluar së fundmi në software FaceTime të Apple po bën të mundur që përdoruesit e Apple të dëgjojnë bisedat e njerëzve që po telefonojnë madje iu jep mundësinë t’i shohin ata edhe pa e hapur këtë telefonatë. Bug-u më herët u publikua në blogun 9to5Mac të Hënën, madje edhe CNN BUSINESS e konfirmoi këtë problem disa herë në testet e bëra vetë.


Në një deklaratë të Hënën në mbrëmje Apple u shpreh se po punohet intensivisht për rregullimin e këtij problemi. Madje faqja Apple ka filluar çaktivizimin e funksioneve të Grupit FaceTime, duke u siguruar privatësinë të gjithë përdoruesve të tij. Ky bug është aktiv vetëm në IPad-ët dhe Iphone, të cilat funksionojnë me sistem iOS 12.1 ose më të rinj.

Ky bug aktivizohet kur telefononi dikë përmes FaceTime. Personi që bën thirrjen mund të dëgjojë audion që vjen nga personi tjetër edhe pse ai nuk e ka pranuar thirrjen telefonike. Madje personi që bën thirrjen është në gjendje t’ju përgjojë bisedat tuaja pa ju ardhur asnjë njoftim në telefonin tuaj.

Për të mos rënë pre e bug-ut, çaktivizoni FaceTime nga të gjitha pajisjet tuaja Apple deri sa të bëhet përditësimi i software. Ju sugjerojmë të ndiqni këtë metodë për ta çaktivizuar atë në pajisjet iPhone dhe IPad: Settings -> FaceTime dhe fikni butonin e gjelbër në pjesën e sipërme të ekranit. Për ta çaktivizuar atë në një Mac, hapni aplikacionin FaceTime dhe shkoni te FaceTime në krye të ekranit, më pas zgjidhni “Turn FaceTime Off”.

CNN BUSINESS

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0