Bernard Arnault tejkalon edhe Bill Gates. Bëhet personi i dytë më i pasur në botë. - Business Magazine Albania

Bernard Arnault tejkalon edhe Bill Gates. Bëhet personi i dytë më i pasur në botë.


Miliarderi i teknologjisë i cili u bë i pasur me anë të Microsoft, është tejkaluar nga Bernard Arnault, drejtori dhe shefi ekzekutiv i korporatës së mallrave luksoze LVMH.

Pronësia e Arnault në LVMH ndihmoi në rritjen e pasurisë së tij neto në 108 miliardë dollarë që nga mbyllja e tregut të së enjtes. Shtëpia e modës me qendër në Paris zotëron marka luksoze në parfume, orë, alkool dhe tekstil.

LVMH është e listuar në shkëmbinin Euronext Paris, dhe kompania ka përjetuar një rritje prej 48 % nga viti i kaluar. Kjo rritje e vendos Arnault vetëm një vend prapa themeluesit të Amazon Jeff Bezos sa i përket vlerës së përgjithshme në neto.

Këtu janë disa prej markave më të mëdha në pronësi të LVMH:

6. Hennesy (prodhues i konjakut)

5. Marc Jacobs (kompani e modës)

4. Christian Dior (kompani e materialeve lukzose)

Fakt: LVMH bleu markën Christian Dior për 13.1 miliard $ në 2017.

3. Tag Heuer (prodhon dhe reklamon ora, materiale mode, si dhe telefona në emër të kompanive tjera)

Fakt: Tag Heuer sponsorizon një numër të madh të të famshmëve dhe atletë duke përfshirë golfer-in Tiger Woods, aktorin George Clooney dhe klubin e futbollit me famë botërore Manchester United.

2. Sephora (sallon bukurie)

Fakt: LVMH bleu Sephora në vitin 1997 dhe e globalizoi atë.

1. Luis Vuitton

Fakt: Louis Vuitton ishte një nga markat origjinale të konglomeratit kur u themelua në vitin 1987.

MarketsInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0