Kalimi nga regjistri (statusi) pasiv në regjistrin (statusin) aktiv të administratës tatimore.
a)Tatimpaguesi riaktivizohet në Qendrën Kombëtare të Biznesit në rast se kërkesa për pezullim është kryer nga vetë tatimpaguesi pranë QKB-së. Pas këtij ndryshimi, statusi i ndryshuar pasqyrohet automatikisht nga sistemi elektronik i QKB-së në sistemin e DPT-së, me datë të vlefshme aktivizimi datën e miratimit të aktivizimit në QKB.
b) Tatimpaguesi riaktivizohet në zyrat e regjistrimit të DRT-ve përkatëse nëpërmjet një kërkese, në rastet kur statusi i tij në pasiv është vendosur nga administrata tatimore. Statusi i ri do të jetë me datë të vlefshme aktivizimi, datën e miratimit të kërkesës së tij.
Pas riaktivizimit me anë të një prej mënyrave të mësipërme, tatimpaguesi deklaron dividentin në deklaratën e Tatimit në Burim, por gjithashtu dorëzon edhe të gjitha deklaratat për periudhën përkatëse, sipas përgjegjësive tatimore për të cilat është regjistruar. Pas përmbushjes së këtij detyrimi, tatimpaguesi mund të ndryshojë statusin e tij pranë QKB-së, duke u rivendosur përsëri në regjistrin pasiv.
Lexo: Tatimet u dërgojnë letër bizneseve. Deklaroni të ardhurat
Tatimpaguesi mund të dorëzojë deklaratë të re tatimore, me ndryshime të tatimit në burim për periudhën e fundit aktive
a) Kjo deklaratë e re mund të dorëzohet nga vetë tatimpaguesi nëse periudha që do të ndryshohet është brenda 36 muajve nga afati i dorëzimit të deklaratës fillestare.
b) Në rastet kur periudha që do të ndryshohet, është jashtë 36 muajve nga afati i dorëzimit të deklaratës fillestare, ndryshimi kryhet nga administrata pas kërkesës me shkrim nga tatimpaguesi.
Detyrimi i deklaruar dhe i detyrueshëm për t’u paguar sipas deklaratës së ndryshuar, do të përfshijë përveç principalit edhe kamatëvonesat për periudhën ndërmjet afatit të dorëzimit të deklaratës fillestare dhe datës së dorëzimit të deklaratës tatimore të ndryshuar, për llogaritjen e të cilave zbatohen dispozitat e këtij ligji.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.