Mjedisi i biznesit sipas investitorëve, pjesë e Shoqata e Investitorëve të Huaj (FIAA) është përkeqësuar këtë vit. FIAA prezantoi rezultatet e këtij vrojtimi bërë me një kampion sipërmarrjesh të rëndësishme në vend, antëtare të FIAA-s.
Sipas përfundimeve, sipërmarrjet mendojnë se klima e biznesit në 6 muajt e parë të vitit ishte e pavaforshme. Nga 0 në 100, që mund të shpreheshin, ku zero është pika më e pafavorshme, vlerësimi i dhënë nga sipërmarrja është 39.
Megjithatë, kjo nuk e ka shuar optimizmin e tyrë për gjysmën e dytë të vitit. Ato i japin një notë më të lartë klimës së ekonomisë në vend në muat e ardhshëm, megjithatë nën mesataren e vlerësimit (45 pikë)
Mes pengesave kryesore, sipërmarrjet rendisin monopolin dhe konkurencën e pa ndershme. Niveli më i lartë i pengesës renditet me 100 pikë dhe sipërmarrjet i vlerësuan këto përkatësisht me 68 dhe 67 pikë.
Në treguesit e përkeqësuar është klima politike sipas anëtarëve të FIAA-s. Pjesa kyresore e treguesve të përkeqësuar u përket çëshjete të politikës dhe strukturave shtetërore.
Krahas klimës politikë, ka një përkeqësim të theksuar të vlerësimit të sipërmarrjes në transparencën e procedurave qeveritare, sigurinë dhe sistemin e procedurave të prokurimit publik.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.