Si të trajtoni një dembel në punë

Si të trajtoni një dembel në punë


Kur dikush nuk mban përgjegjesinë e tij në punë, atëherë e gjithë skuadra vuan pasojat e tij. Natyrisht kjo është përgjegjësi e menaxherit, i cili duhet të sigurohet se të gjithë po bëjnë punën ashtu siç duhet. Por edhe nëse ju nuk jeni shefi por thjesht nje koleg i këtij “dembeli”, atëherë ka disa mënyra për të trajtuar këtë problem. Ju duhet të siguroheni që produktiviteti juaj nuk është kompromentuar.

Kontrollo instiktin
Fakti që mendoni së dikush është i dobët, nuk do të thotë që kjo parandjenjë është reale. Secili ka mënyrën e tij të të punuarit. Disa punonjës futen nëpër projekte, ndërsa të tjerët janë shumë të orientuar në detaje dhe shpenzojnë më shumë kohë për planifikim. Vetëm për shkak se një koleg punon me një ritëm të ndryshëm, nuk e bën personin të dobët. “Asnjëherë mos gjykoni një libër nga kopertina”, – tha Lynn Taylor. “Dikush mund të duket si një dembel gjatë ditës, por ndoshta ai merr punën në shtëpi natën ose punon në drekë”. Ju gjithashtu nuk e dini se çfarë po kalon ai në jetën e tij personale, apo se si po e përjeton nënvlerësimin në punë.

Secili duhet të mbajë përgjegjësi
Ndarja e qëllimeve dhe afateve të projektit, ndihmon që të gjithë të mbajnë përgjegjësi për të bërë pjesën e tyre në mënyrë të drejtë. Krijoni një plan që detajon përgjegjësitë e secilit person, së bashku me afatet dhe një plan për kontrollimin e ardhshëm të progresit. Gjithkush duhet të përfshihet në caktimin e qëllimeve dhe afateve dhe sigurohuni që plani të ndahet me ekipin dhe të përditësohet vazhdimisht, kur detyrat të jenë përmbushur. Dhe kur dikush kërkon të shmangë përgjegjësinë e tij, është momenti të futet në lojë shefi.

Lexo:  Cili është vendi më dembel në botë?

Bisedoni privatisht me të
Nëse dikush nuk po mban përgjegjësinë që i takon, atëherë më e mira që mund të bësh është të krijosh me të një marrëdhënie pozitive dhe konstruktive. Por mos harroni, ju nuk jeni shefi, jeni thjesht një koleg dhe aleat. Duhet të shmangni gjykimin. Tregojini personit që ju pëlqen të punoni së bashku në një projekt dhe që ju dëshironi njëfarë ndihme nga kolegu juaj, sugjeroi Taylor. Jini të kujdesshëm në lidhje me qasjen tuaj dhe mos bëni akuza. “Nëse u përmbaheni specifikave, ka pak mundësi që personi tjetër të mendojë se po i akuzoni, ose i quani ato dembel”, – tha Kate Nasser, një konsulente e specializuar në udhëheqje dhe në ekip.

Kërkoni udhëzime nga shefi jauaj.
Nëse gabimi i një kolegu po ndikon në punën tuaj dhe afatet e fundit po humbasin, mund të jetë koha për t’iu afruar shefit ose menaxherit të projektit, për mënyrën se si të vazhdoni më mirë. Shpjegojini situatën drejtuesit. “Jini shumë konstruktiv në qasjen tuaj,” – tha Amy Cooper Hakim, një praktikues psikologjik industrial-organizativ dhe ekspert në vendin e punës. Kërkoni udhëzime se si të trajtoni situatën, por mbani emocionet tuaja në kontroll. Qëndroni të qartë, të thjeshtë, të fokusuar dhe të lidhur me qëllimet e biznesit. Nëse shefi nuhat diçka që nuk shkon, atëherë menaxheri fillon të pyesë nëse diçka tjetër po ndodh mes dy kolegëve në zyrë, tha Nasser.

 Bëni kujdes, mos u “infektoni”
“Gjëja më e mirë për ju që të bëni është të përqendroheni në punën tuaj”, – tha Nasser. “Kur bëhet fjalë për marrjen e detyrave të caktuara duke u promovuar ose duke qenë në rrugën e drejtë, shumica e kompanive të mira do të shikojnë njerëz që mund të bëjnë më mirë gjërat.

 CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0