Andrew Keen, autori ndërkombëtar best-seller, është folësi më i ri në Spark.me 2019 - Business Magazine Albania

Andrew Keen, autori ndërkombëtar best-seller, është folësi më i ri në Spark.me 2019


Spark.me, një nga konferencat më të rëndësishme të biznesit / internetit në Europën Juglindore, do të mbahet në datat 25-26 Maj, 2019, në Porto Montenegro Auditorium, në Tivat, Mali i Zi. Spark.me na prezanton me folësin e radhës – Andrew Keen. Andrew është autor best-selling ndërkombëtar dhe një nga komentatorët më të njohur në botë për revolucionin dixhital.

Andrew është autor i katër librave: The Cult of the Amateur, Digital Vertigo, The Internet Is Not The Answer dhe libri i fundit i tij – How to Fix the Future. Në kundërshtim me pikëpamjen mbizotëruese në internet dhe teknologjinë dixhitale, e cila fokusohet në përfitimet që ajo sjell, Andrew thotë se qeniet njerëzore nuk janë përfituesit e saj, por viktima më e madhe. Andrew është drejtor ekzekutiv i FutureCast në Silicon Valley dhe një folës publik i mirënjohur anembanë botës. Ai është moderator i shfaqjes “Keen On”, një shfaqje e njohur e TechCrunch dhe është përzgjedhur një nga “100 Most Connected Men” në 2015 nga revista GQ.

Lexoni: Çfarë ndodhi në spark.me 2018? Konferenca që mblodhi mbi 450 pjesëmarrës në Budva

Spark.me ka njoftuar deri tani pesë folës – Anab Jain (folëse në TED, dizajnere, producente dhe bashkëthemeluese e Superflux – një kompani inovacioni për dizajn dhe teknologji), Peter Shankman (5 herë autor bestseller, ekspert i shërbimit ndaj klientit dhe sipërmarrës serial. New York Time e ka quajtur “një rockstar që di gjithçka për mediat sociale.”), Jeremiah Owyang (një partner themelues i Kaleido Insights dhe Disruptive Technology Expert, i cili konsiderohet autoriteti më i madh në programet e inovacionit të korporatave) dhe Cate Murden (themeluese e PUSH, një biznes konsulence e bazuar në sjelljen njerëzore) Tom Goodwin (zëvendës-president dhe kreu i inovacionit pranë Zenith Media, një nga agjencitë më të mëdha mediatike në botë). Folës të tjerë do të publikohen në vazhdim në faqen e Business Magazine Albania.

Biletat e Spark.me janë në dispozicion në faqen zyrtare të konferencës www.spark.me. Studentët e shkollave të mesme, studentët në universitet, në studime pasuniversitare dhe PhD, të cilët janë deri në 27 vjeç mund të marrin biletën e tyre për çmimin special 50 €. Çmimi i plotë i biletës është 300 €.

Biletat e konferencës Spark.me përfshijnë: të gjitha sesionet e konferencës, konkursin startup, drekën në të dy ditët e konferencës, të gjithë “coffee breaks” në të dy ditët e konferencës dhe një pritje koktejli në mbrëmjen e ditës së parë të konferencës. Në biletë nuk përfshihen akomodimi dhe transporti. Të gjitha biletat e blera mund të transferohen tek një person tjetër (“ndryshim emri”), por nuk mund të kthehen.

Spark.me, një nga konferencat më të kuruara të biznesit / internetit në Europën Juglindore, do të mbahet në datat 25-26 Maj, 2019, në Porto Montenegro Auditorium, në qytetin e Tivatit, zemra e industrisë së turizmit bregdetar të Malit të Zi. Ky është viti i parë që Spark.me do të mbahet në Portin e Malit të Zi, në portin kryesor të lundrimit të Mesdheut dhe të përdorë një nga auditorët më të mëdhenj dhe më të mrekullueshëm të Malit të Zi.

Lexoni: 5 Mësime të vlefshme marketingu nga konferenca Spark.me

Ju mund të gjeni më shumë informacion në lidhje me konferencën në faqen zyrtare të Spark.me, në faqen në Facebook, në Twitter dhe në Instagram

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin.”
— Uinston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0