Të dhënat e reja tregojnë se ka më shumë kompani të suksesshme biznesi amerikane të personave që janë në moshën 40 vjeçare në krahasim me imazhin mjaft të njohur të perandorive teknologjike të adoleshentëve të krijuara nga konviktet e kolegjit.
Mosha ka rëndësi
Një studim nga profesori Pierre Azoulay në MIT Sloan School of Management dhe studenti PhD Daniel Kim analizoi një kombinim të të dhënave të Byrosë së Regjistrimit të SHBA dhe të dhënat e IRS (Internal Revenue Service) për të shqyrtuar lidhjen midis moshës dhe sipërmarrjes.
Lexoni: Ja cila është mosha ideale për të nisur një biznes
Përputhja e të dhënave të regjistruara lejoi ekipin hulumtues të bënte dallimin midis themeluesve të kompanisë dhe punonjësve dhe midis personave të vetëpunësuar dhe sipërmarrësve. Ata ishin gjithashtu në gjendje të identifikonin kompanitë që synonin rritjen dhe t’i ndanin nga të tjerët që patën sukses, por që ishin të kënaqur që të mbeteshin të vegjël, siç janë dyqanet lokale apo restorantet lokale.
Hulumtimi kishte 2.7 milionë biznese startup midis viteve 2007 – 2014 dhe zbuloi moshën mesatare të njerëzve që themeluan një biznes dhe vazhdonin të punësonin të paktën një punonjës 42 vjeçar.
Ekipi gjithashtu zbuloi se eksperienca ka rëndësi. Ata sipërmarrës që kishin punuar në të njëjtin sektor si bizneset startup rezultuan të jenë 125% më të suksesshëm se ata që nuk kanë një background në sektorin e tyre të zgjedhur.
Të dhënat e Azoulay dhe Kim tregojnë se një pjesë e vogël e startup-eve të suksesshme në periudhën e studimit që ishin themeluar nga 20-vjeçarët, ishte më pak se 1%. Ata me rritjen më të lartë kishin një moshë mesatare të sipërmarrësit prej 45 vjeç.
Kur të dhënat u ndanë në kategori, mosha themelore mesatare ishte mbi të 40-at. Kompanitë amerikane high-tech ishin filluar nga pesona me një moshë mesatare 43 vjeçare, për firmat e VC mesatarja ishte 42 vjeç dhe për firmat e patentuara mesatarja e moshës së sipërmarrësit ishte 45 vjeç.
Ekipi hulumtues gjithashtu krahasoi moshat në vende të ndryshme, si Kalifornia, New York, Massachusetts dhe Silicon Valley. Mosha më e re mesatare e themeluesit ishte 39 vjeç, në kompanitë VC të bazuara në New York.
Më i vjetër dhe më i mençur
Sigurisht, ka disa shembuj të sipërmarrësve të profilit të lartë shumë të suksesshëm. Bill Gates dhe Steve Jobs kanë themeluar bizneset e tyre në të 20-at. Por studimi thekson se këto kompani arritën kulmin shumë vite më vonë, kur themeluesit ishin në të dyzetat e tyre.
Idetë e mira për një biznes mund të godasin tek njerëzit në çdo moshë, por kërkimet zbulojnë se mësimet gjatë jetës ndihmojnë sipërmarrësit që t’i kthejnë idetë e tyre në kompani të suksesshme. Në përgjithësi, themeluesit më të vjetër kanë më shumë përvojë pune dhe njohuri të industrisë, gjë që u ndihmon atyre të kapërcejnë problemet.
Themeluesit në dyzetat e tyre ka të ngjarë të kenë zhvilluar rrjete të gjera për të ndihmuar në rekrutimin e stafit, për të bërë lidhjet e duhura të shitjes dhe për të gjetur furnizues. Ata gjithashtu mund të përfitojnë pasi kuptojnë më mirë financat dhe kanë më shumë mundësi aksesi në kapitale sesa sipërmarrësit e rinj.
Lexoni: Sipërmarrës mund të bëhem edhe unë
Hulumtimi rezulton se për të rinjtë me ide biznesi është më mirë të presin njëfarë kohe para se të nxitojnë të lançojnë një startup dhe gjithashtu se disa nga grantet dhe programet e shumta që synojnë inkurajimin e sipërmarrësve të rinj mund të jenë mjaft të mira edhe për më të vjetrit.
burimi: weforum
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.