Punonjësit kanë frikë t'ju tregojnë të vërtetën?! Ja se si t'i inkurajoni ata - Business Magazine Albania

Punonjësit kanë frikë t’ju tregojnë të vërtetën?! Ja se si t’i inkurajoni ata


Disa të vërteta janë të thjeshta për t’u thënë. Disa janë të pakëndshme. Mësoni si t’i inkurajoni punonjësit tuaj t’ju tregojnë edhe të vërtetat e pakëndshme me këto këshilla të thjeshta.

Punonjësit tuaj e dinë ndryshimin mes të vërtetave të këndshme dhe atyre të pakëndshme. Ka shumë të ngjarë që ata të frikësohen në ndarjen e të vërtetave të pakëndshme me ju.

Të vërtetat e pakëndshme

Realiteti është se të thuash të vërtetën ndonjëherë është e vështirë. Është veçanërisht e vështirë kur informacioni është i ndjeshëm ose dëmtues në një farë mënyre. Unë i quaj këto të vërteta “Të Vërtetat e Pakëndshme”.

Lexoni: 3 Aftësitë që duhet të ketë një punonjës i mirë sipas Jeff Bezos

Pavarësisht nga kultura e ekipit tuaj dhe pavarësisht se sa mirë mendoni se kultura juaj nxit besimin dhe bisedën e hapur, Të Vërtetat e Pakëndshme janë gjithmonë ato më të vështira për punonjësit për t’u diskutuar.

Bëhet shumë e rëndësishme që secili person brenda kompanisë tuaj të flasë për të vërtetat e pakëndshme kur ekipi yt rritet. Pse? Sepse asnjë drejtues nuk do të shohë gjithçka. Dhe sa më shumë njerëz që ju keni në ekipin tuaj, aq më shumë gjëra do të ndodhin pa i parë apo dëgjuar ju personalisht.

Komunikimi brenda ekipit bëhet më i vështirë kur ai vazhdon të rritet

Ironia këtu është se sa më e rëndësishme bëhet që ju të ndani Të Vërtetat e Pakëndshme, aq më vështirë bëhen për t’u ndarë ato.

Arsyeja: Komunikimi me ekipin bëhet më i vështirë kur ju vazhdoni të rriteni brenda kompanisë

Në një ekip prej tre personash ekzistojnë 6 kombinime që duhet të formohen:

  • Personi A me personin B, C
  • Personi B me personin A, C
  • Personi C me personin A, B

Në një ekip prej gjashtë personash, ka 25 kombinime:

  • Personi A me personin B, C, D, E, F
  • Personi B me personat A, C, D, E, F
  • Personi C me personin A, B, D, E, F
  • Personi D me personin A, B, C, E, F
  • Personi E me personat A, B, C, D, F

Nëse ekipi juaj rritet nga tre në gjashtë njerëz, kjo është 19 lidhje të reja të besueshme që duhet të formohen. Ju mund të shihni lëmshin që bëhet në skuadrat më të mëdha.

Ndarja e një të vërtete të pakëndshme ndodh vetëm kur ekziston një lidhje e besueshme midis dy personave. Dhe, sa më i madh të bëhet një ekip, aq më shumë shtohen individët me të cilët duhet të krijosh një lidhje të besuar.

Nëse anëtarët e ekipit nuk i besojnë një personi tjetër, ata me gjasa do t’i mbajnë gjërat për veten e tyre, sesa të rrezikojnë që t’ia tregojnë personit tjetër. Nëse unë jam në ekipin tuaj dhe ende nuk e di se si do të reagoni ndaj meje duke ju thënë se unë mendoj se dikush duhet të pushohet nga puna, unë nuk do ua them atë. Nuk e di nëse do të gjykoni negativisht performancën time dhe nuk e di nëse do të pajtoheni me pikëpamjet e mia.

Tregoni histori për t’i bërë punonjësit të ndajnë të vërtetat e pakëndshme

Tregoni histori për kohët kur një punonjës iu tha një të Vërtetë të Pakëndshme dhe kjo pati një ndikim pozitiv në ekipin tuaj. Ja se si:

  • Kur mësoni për një të vërtetë të pakëndshme, falenderoni personin që pati guximin ta ndante atë.
  • Merrni lejen e personit për të ndarë historinë me ekipin ose kompaninë.
  • Tregoni historinë verbalisht para gjithë kompanisë ose ekipit. Idealisht është mirë nëse punonjësi tregon historinë e tij, ose nëse ju dhe punonjësi tregoni historinë së bashku.
  • Ndani ndikimin pozitiv që kishte e vërteta e pakëndshme në ekip.

Lexoni: Amazon paguan punonjësit e saj të trajnohen për punë në kompani të tjera

Duke njohur ndikimin pozitiv të së vërtetës së pakëndshme në ekipin tuaj, ju e përgëzoni punonjësin, i cili pati guximin të ecë përpara dhe po ndërtoni udhën për të ndjekur të tjerët.

burimi: INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0