3 Aftësitë që duhet të ketë një punonjës i mirë sipas Jeff Bezos

3 Aftësitë që duhet të ketë një punonjës i mirë sipas Jeff Bezos


Në këto 24 vite që nga themelimi i Amazon, CEO Jeff Bezos ka parë që kompania e tij është rritur nga një librari modeste në një nga kompanitë më me vlerë në botë.

Bezos gjithmonë priste gjëra të mëdha nga kompania e tij e re. Në letrën e tij vjetore për aksionarët e Amazon, Bezos përshkroi se çfarë kërkonte ai nga punonjësit e tij.

Lexoni: Cili është sekreti i suksesit të madh të Amazon?

“Kur i intervistoj njerëzit unë ju them, ‘Ju mund të punoni shumë orë, fortë apo në mënyrë të zgjuar, por në Amazon.com ju nuk mund të zgjidhni midis këtyre të trejave,” shkruan Bezos në një letër që daton prej vitit 1997.

“Elementi më i rëndësishëm i suksesit të Amazon.com është, dhe do të vazhdojë të jetë, standartet e larta në punësimin e njerëzve të rinj.”

Në një raport të vitit 2015 nga New York Times, tregohet se sa mbytës është ambienti i punës në Amazon. Punonjësit zakonisht punojnë deri vonë, ata inkurajohen të kritikojnë idetë e kolegëve gjatë mbledhjeve dhe shpesh i gjen duke qarë në tavolinat e tyre. Amazon i ka mohuar shumë nga këto deklarata.

Lexoni: Jeff Bezos ju tregon si të përballeni me kritikat

“Nuk është e lehtë të punosh këtu,” thotë Bezos. “Por ne po punojmë për të ndërtuar diçka të rëndësishme që vlen për klientët tanë, diçka të cilën në të ardhmen mund t’ja rrëfejmë nipërve tanë.”

Ai vazhdon duke thënë se “Gjëra të tilla nuk janë të lehta. Ne jemi shumë me fat që kemi një grup të tillë, me punonjës të dedikuar, sakrificat dhe pasioni i të cilëve ngritën Amazon.com.”

/BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0