Amazon paguan punonjësit e saj të trajnohen për punë në kompani të tjera

Amazon paguan punonjësit e saj të trajnohen për punë në kompani të tjera


Në një treg me punë të mira, është e vështirë të dallosh një talent në ngritje dhe më pas të kesh një plan për ta mbajtur këtë talent në kompaninë tënde.

Kështu që trajnimi i punonjësve dhe ofrimi i aftësive profesionale në industri të tjera me kërkesë të lartë është çmenduri apo jo? Është njësoj si t’i frymëzosh ata të largohen.

Në fakt, kjo është ajo që “Amazon” po bën. Të paktën kështu shkruhej në letrën vjetore të aksionerit Jeff Bezos.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 5 të numrit 17 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 17 të saj.

Programi quhet “Amazon Mundësi Karriere”. Jeff Bezos e përshkruan atë: “Për bashkëpunëtorët me më shumë se një vit pjesëmarrje në trajnim, ne parapaguajmë 95% të pagesave, tarifave dhe teksteve shkollore (deri në 12,000 dollarë) për certifikata dhe diploma të asociuara në profesione me kërkesa të larta”.

Këto janë katër fushat me kërkesë të lartë ku Amazon do të financojë trajnimet:

Kujdesi shëndetësor:

Projektet e Byrosë së Statistikave të Punës tregojnë se profesionet e shëndetësisë, si infermieria apo kujdesi oral, do të rriten me 18% duke shtuar kështu 2.4 milionë vende pune deri në vitin 2026. Kjo rritje e shpejt më shumë se çdo profesion tjetër nxitet nga plakja e popullsisë. Rrogat mesatare janë mbi 64,000 dollarë.

IT dhe Shkenca Kompjuterike

Statistikat e punës gjithashtu parashikojnë rritje me 13% dhe 554,000 vende pune deri në vitin 2026 dhe një pagë mesatare mbi 84,000 dollarë.

Transporti

Byroja e Statistikave të Punës vlerëson transportin, i cili mendohet të rritet me 6% dhe 634,000 vende pune deri në vitin 2026.

Mekanika dhe aftësitë e shitjes

Profesionet me kërkesë të lartë përfshijnë gjithashtu teknikët, mekanikët e aeroplanëve dhe menaxherët e dyqaneve të shërbimeve me paga të niveleve të larta

Në këtë mënyrë, punonjësit jo vetëm trajnohen në fushat më të mira, por Amazon e bën akoma dhe më të lehtë trajnimin duke u bërë pjesë e klasave online në ambjentet e Amazon.

Pse trajnimi që Amazon u bën punonjësve për t’u larguar është gjenial?!

Paga mesatare në “Amazon” është 28,446 dollarë, e cila është e ulët krahasuar me gjigandët e teknologjisë si Facebook apo Google. Ky është një tregues se “Amazon” ka shumë punë me paga të ulëta në magazinën e saj, që kanë norma më të larta të qarkullimit sesa disa profesione teknologjike që paguhen shumë.

“Amazon” e njeh shumë mirë këtë realitet, prandaj mendon: Pse të mos i bëjmë të lumtur këta punonjës gjatë kohës që punojnë për “Amazon”?

Juan Garcia, një Lider Global për Kujdesin në “Amazon”, e shpjegon kështu:

“Ne ofrojmë mundësi trajnimi që me shumë mundësi çojnë në karriera të suksesshme jashtë Amazon, por ne mendojmë se nëse arrijmë t’i ndihmojmë njerëzit të realizojnë ëndërrat e tyre, ne duam të jemi pjesë e saj”.

“Amazon” po kujdeset për të gjithë punonjësit. Kërkimet tregojnë se punonjësit e vlerësojnë shumë mundësinë për të mësuar, për t’u rritur dhe për t’u bërë një version më i mirë i vetes.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 5 të numrit 17 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 17 të saj.

“Amazon” është aq e zgjuar sa të kuptojë se punonjësit në disa nga punët më pak të paguara nuk mendojnë të qëndrojnë aty përgjithmonë, kështu që përse të mos i ndihmojë kompania më diçka më të mirë, në realizimin e ëndrrave dhe jo thjesht t’u japë urdhëra.

Më shumë se 16,000 punonjës në Amazon, në 10 shtete janë bërë pjesë e programit “Zgjedhja e Karrierës”.

Ti do të më paguash të mësoj një punë që vërtet më pëlqen, ndërkohë që më paguan për të bërë një punë të rëndësishme në kompaninë tënde? E kush nuk do ta donte këtë mundësi.

Më regjistroni dhe mua…

Kjo shpjegon pse “Amazon” renditet si vendi më i mirë i punës në kompanitë tech… sepse di t’i respektojë dhe t’i bëj të lumtur punonjësit e saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0