Si do ta transformojë inteligjenca arificiale biznesin tuaj?

Si do ta transformojë inteligjenca artificiale biznesin tuaj?


Inteligjenca Artificiale nuk është pjesë e teknologjisë në të ardhmen – Ajo është e ardhmja e teknologjisë.

Elon Musk dhe Mark Zuckerberg kanë debatuar publikisht nëse kjo do të rezultojë një gjë e mirë apo jo.

Asistentët si Siri i dhe Alexa e Amazon janë bërë gjithnjë e më të pranishëm në jetën tonë dhe kjo do të rritet dita ditës, pasi ato po mësojnë më shumë aftësi.

Këta asistentë zëri janë vendosur të çajnë tregun ndërsa më shumë pajisje të mundësuar nga IA hyjnë në treg. Shumica e lojtarëve të teknologjisë kanë në treg një formë të smart speaker si Amazon Echo apo Apple HomePad, të cilët janë në gjendje të komunikojnë me shumicën e pajisjeve me anë të WiFi në të gjithë shtëpinë.

Ndërsa IA ka një ndikim të madh tek individët dhe shtëpitë smart, ndoshta ndikimi i tij më i madh mund të ndihet në hapësirën e e-commerce. Në këtë treg gjithnjë e më në zhvillim, personalizimi është një nga shitësit kryesorë të diferencuar. Në fakt, shitësit me pakicë që kanë zbatuar strategjitë e personalizimit shohin fitime 6-10% nga shitjet, me një ritëm dy deri tre herë më të shpejtë se shitësit e tjerë, sipas një raporti të Boston Consulting Group.

Kjo mund të arrihet duke përdorur teknologjinë e machine learning për të shqyrtuar të dhënat e klientit për të paraqitur informacionin përkatës para tij sapo arrin në faqe.

Dhe për marketerët IA mund të sjellë analizë më të mirë të të dhënave, t’i bëjë ekipet e marketingut më kreativë dhe t’i ndihmojë kompanitë të marrin vendime më të mira menaxheriale.

Pavarësisht nga industria juaj, IA është kudo. Dhe kjo do të ndryshojë mënyrën se si bëhet biznes. Pyetja është: A do të jeni ju gati për këtë?

/BI

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0