"World Summit Awards" Albania dhe Kosovo – Thirrje e Hapur për Aplikim

“World Summit Awards” Albania dhe Kosovo – Thirrje e Hapur për Aplikim


Inovatorë dixhitalë nga SHQIPËRIA dhe KOSOVA! Aplikoni për Çmim Ndërkombëtar!

Keni një ide gjeniale për të zgjidhur një nga 17 Pikat-Synim Për Zhvillim Të Qëndrueshëm (SDG’s) të Kombeve të Bashkuara? Ia keni dalë ta shndërroni në një produkt konkret me zbatueshmëri dhe ndikim social?

Bëhuni pjesë e familjes së madhe të “World Summit Awards” me aplikacione mobile ose të bazuara në web. Zgjedhja e platformës është e lirë.

Kategoritë përfshijnë aspekte të ndryshme si edukimi dhe kultura deri tek biznesi dhe urbanizimi, qeveria dhe mirëqenia deri tek energjia e riciklueshme dhe turizmi.

8 Fituesit Kombëtarë në 8 Kategoritë e Konkursit do të kenë mundësinë të paraqesin produktet e tyre në WSA Global Congress. Aktiviteti final do të ofrojë një platformë për ekspertë të nivelit të lartë, lider të industrisë dhe përfaqësues të qeverisë për të diskutuar inovacionin dixhital.

Ju mund të aplikoni direkt online tek http://wsa-albania.org/apply-now/ deri më datë 31 gusht 2018. Për çdo informacion të mëtejshëm vizitoni www.wsa-albania.org , https://www.worldsummitawards.org/ dhe për çdo pyetje ose sqarim mund të kontaktoni:

Dritan Mezinin, Ekspert Kombëtar i WSA në Shqipëri dhe Kosovë, në adresën dmezini@dm-consulting.biz

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0