Të dy konkurset janë mirëpritur nga maturantët, pasi konsiderohen një mundësi e mirë për të vlerësuar vetveten, për t’u aftësuar në situata reale të sipërmarrjes apo çështjeve juridike, apo për të përfituar ndihmën e nevojshme në realizimin e projekteve të tyre të biznesit nga TBU dhe/ose partnerët. Numri i lartë i të regjistruarëve i dedikohet angazhimit të vazhdueshëm të mësuesve, drejtuesve të gjimnazeve, përfaqësuesve të DAR/ZA-ve, partnerëve të biznesit, si dhe ekipit organizativ të mrekullueshëm të TBU.
Tek Sipërmarrësit e së Nesërmes ekipet ftohen të prezantojnë ide biznesi të hartuara në formën e planit të biznesit, ndërsa tek Juristët e së Nesërmes ekipet ftohen të trajtojnë një çështje ligjore në rolin e palës së paditur apo palës paditëse në formën e gjyqit imitues.
Faza tjetër, ajo e prezantimit përpara jurisë, për ekipet e regjistruara tek Sipërmarrësit e së Nesërmes ka nisur në datën 10 Prill dhe parashikohet të përfundojë me datë 23 Prill, ndërsa për ekipet e regjistruara tek Juristët e së Nesërmes është planifikuar të nisë me 24 Prill dhe të përfundojë me datë 28 Prill. Juria ndërtohet e kombinuar nga biznesmenë, menaxherë, pedagogë, profesionistë dhe/ose studentë sipërmarrës.
Konkurset mbështen nga partnerët kryesorë, Banka Credins, RTV Scan dhe Balfin Group, si dhe partnerë të tjerë si Local Web, Abkons, EHW, Çelësi Media Group, Agna Group, F&M Reklama, MAD Bazar, MoneySmart Albania, Business Magazine Albania, URBANUS Blog, Airis Solutions, La Perla, Neocharger, etj. të cilët kontribuojnë në formën e suportit financiar, teknik dhe/ose logjistik. TBU për individët dhe ekipet që do të spikasin do të ofrojë bursë studimi 100% deri në 3 vite, ndërsa partnerët janë ftuar të idejojnë çmime speciale.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.