Pas humbjeve të mëdha, rikthehen eksportet e energjisë - Business Magazine Albania

Pas humbjeve të mëdha, rikthehen eksportet e energjisë


Shirat e këtyre muajve kanë nisur të kompensojnë lehtësisht dëmet e shkaktuara nga thatësira në prodhimin e energjisë elektrike. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka nisur vitin me rritje eksportesh. Reshjet e ditëve të fundit dhe në veçanti ato të dëborës, po krijojnë një furnizim hidrik që pritet të zgjasë në kohë, sipas përfaqësuesve të kompanisë.

Burime nga KESH bëjnë të ditur se krahas rritjes së prodhimit, për pak ditë do të nisë edhe eksporti i energjisë.

Gjatë muajit mars, KESH ka vendosur të prokurojë shitje energjie në katër profile të ndryshme. Rreth dy të tretat e energjisë së parashikuar për t’u shitur i përket fashës orare 00:00-24:00.

Kjo është shitja më e madhe e planifikuar prej mëse një viti, ndërsa dy muajt e fundit, eksportet e energjisë kanë arritur të jenë vetëm ditore.

Vitin e kaluar KESH e mbylli me humbje. Niveli i humbjeve arriti në rreth 1.1 miliardë lekë, si për shkak të uljes së prodhimit dhe rritjes së importit. Në 2016 KESH kishte një bilanc pozitiv 1.7 miliardë lekë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0