Si kompania prej 20 milionë dollarë po ndryshon botën e reklamave?

Si kompania prej 20 milionë dollarë po ndryshon botën e reklamave?


Kjo kompani po ndihmon reklamuesit të arrijnë konsumatorët e tyre edhe kur ata nuk janë në telefon apo kompjuter.

Pas shitjes së kompanisë së tij ad-display në Google për 81 milionë dollarë në vitin 2010, Michael Provenzano donte të gjente një mënyrë për të bindur kompanitë që mund të përfitonin nga reklamat jashtë internetit. Si? Për të sjellë botën online – me përditësimet në kohë reale dhe elementët e duhur – në botën jashtë internetit, duke përdorur të dhënat e vendndodhjes nga telefonat celularë. – thotë Lauren Aratani

reklamave
Michael Provenzano bashkë-themelues i Vistar Media

“Kishte shumë luhatje kur ne nisëm me Vistar Media në vitin 2011. Shumë kompani kishin premtuar të sillnin teknologjinë e reklamimit jashtë televizorit me anë të posterave të vendosura në metro apo autobusa, pra në thelb në çdo gjë që shihni kur jeni jashtë shtëpisë tuaj. Duhet thënë që shumica e reklamuesve nuk u besonin këtyre dhe shumë prej tyre falimentuan. Mendoj se ata e nisën shumë herët dhe nuk kishin të dhënat e duhura për të punuar në një ambient të tillë,” shprehet Michael Provenzano.

Në kompaninë time të parë, Invite Media, unë së bashku me bashkëthemeluesit e mi kishim zhvilluar një sistem ofertash për hapësirën e reklamave në banerat online. Më pëlqeu të punoja me teknologjinë dhe reklamat, por dëshiroja të shikoja nëse kishte ndonjë mundësi offline për fushën e reklamimit.

Lexoni: E mbani mend kur reklamat e makinave ishin të fokusuara tek shpejtësia?

Dixhitalizimi i reklamave jashtë shtëpisë – tabelat dixhitale, kioskat e dyqaneve dhe gjëra të tjera të ngjashme – po rriten, sepse janë më fitimprurëse. Mund të ketë tetë reklama në një tabelë dixhitale, por vetëm një në një letër. E pamë këtë mundësi dhe u kërkuam pronarëve të këtyre hapësirave të reklamave për të parë se për çfarë ata kishin nevojë. Një problem që shumë prej tyre kishin pasur ishte vështirësia e shitjes së produkteve – reklamuesit nuk besonin se “out-of-home media” mund t’i ndihmonte ata të rrisnin biznesin e tyre.

Reklamuesit në internet mund të gjurmojnë numrin e njerëzve që klikojnë në reklamën e tyre, por nuk ka asnjë mënyrë për të gjetur se si një reklamë në ekranin dixhital ndikon tek konsumatori. Kështu që ne e zhvilluam atë.

Duke përdorur të dhënat në bazë të vendodhjes së konsumatorëve të marra nga smartfonët e tyre kur ata janë jashtë shtëpive, kur bëjnë një thirrje telefonike, kur shkruajnë një mesazh apo kur përdorin internetin, ne arritëm të gjurmonim dy gjëra: ku bëjnë pazar konsumatorët dhe çfarë shikojnë ata kur kalojnë nga pika A në pikën B. Kjo jo vetëm na lejon të targetojmë konsumatorët në bazë të vendit ku ata tashmë blejnë dhe reklamat që ata shikojnë, por do të na ndihmonte gjithashtu në matjen e efektivitetit të një reklame “out-of-home”.

Deri më tani, çdo gjë shkon mirë. Ne kohët e fundit kemi bërë partneritet me Toyota dhe kemi ndihmuar në rritjen e çmimit mesatar mujor të shitjes. Gjëja më e vështirë për të qenë në këtë industri është të jesh në gjendje t’iu tregosh klientëve skeptikë se “out-of-home media” është një investim i vlefshëm.

Lexoni: Si mund t’i mbijetojnë markat uljes së reklamave në TV?

Në mënyrë të ngjashme, shumë njerëz ishin skeptikë edhe për biznesin tonë. Na thoshin të hiqnim dorë. Por ne besuam në idetë dhe bazat tona dhe e dinim se dikush në një moment kishte për të dalë me këtë teknologji. Pra, pse jo ne?

Profili i kompanisë

Kompania: Vistar Media
Renditja në INC. 5000, 2017: 248
Qendra: New York City, NY
Viti themelimit: 2011
Të ardhurat në 2016: 20.3 millionë $
Rritja në 3 vjet: 1,730%
Twitter: @vistarmedia
Faqja: vistarmedia.com

burimi: Inc.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0