Hoqi dorë nga rrjetet sociale për një muaj dhe kjo ishte zgjedhja më e mirë që kishte bërë ndonjëherë

Hoqa dorë nga rrjetet sociale për një muaj dhe kjo ishte zgjedhja më e mirë që kam bërë ndonjëherë


BusinessMag në këtë artikull ju sjell rrëfimin e një vajze, e cila kishte marrë vendimin për të hequr dorë nga përdorimi i rrjeteve sociale. Edhe pse për të fillimi ka qenë i vështirë dhe për shumicën kjo mund të duket absurde, pasi nuk e imagjinojnë jetën e tyre pa to, mesa duket kjo vajzë ia ka dalë mbanë dhe sot ndihet më energjike dhe më produktive se kurrë më parë. 

Hoqa dorë nga mediat sociale për një muaj. Mbylla Facebook, Instagram, Snapchat dhe Twitter. Mendoj se kishte ardhur momenti për të bërë ca kohë pushim.

Kur ndalova së përdoruri mediat sociale truri im po çmendej. Aty kuptova se sa shpesh hyja në rrjetet sociale vetëm për të parë nëse kisha ndonjë njoftim. Unë isha në çdo kohë duke i përdorur ato, kur zgjohesha në mëngjes, rrugës për në punë, në tren, kudo. Ishte diçka e vazhdueshme.

Kam parë një episod të TED Takls nga Cal Newport dhe ai tha se fiksimi për mediat sociale është njësoj si të shkosh në kazino. Ju parashikoni të merrni like dhe komente, por jo gjithmonë merrni shpërblimin e merituar kështu që mendoni: “Unë do ta marr shpërblimin herën tjetër. Do ta fitoj shpërblimin herën tjetër.” Dhe prisni që një njoftim të ketë ardhur në momentin që do të hyni përsëri.

Mendoj se ndoshta nuk jam personi i vetëm në brezin tim që e ndjen këtë. Shpresoj që me këtë shkëputje të bëhem më e fokusuar, më produktive dhe truri im të jetë më pak i shpërndarë. Shpresoj me të vërtetë që të frymëzoj njerëzit e tjerë për ta bërë këtë, sepse ashtu si ata edhe unë jam një përdoruese e zellshme e mediave sociale. Dua të provoj faktin se nuk na nevojiten.

Ja se si shkoi:

Dita e parë ishte një e premte, isha në punë dhe normalisht nuk duhet ta përdorja telefonin tim gjithsesi. Dita e dytë, zgjidhja ime për të qenë larg mediave sociale ishte “Le t’i shkruaj çdo personi që njoh, sepse jam shumë e mërzitur.” Dhe pastaj, sapo u ktheva në punë, u bë paksa më e thjeshtë. Brenda javës së parë, unë u shërova nga varësia për të kontrolluar telefonin tim gjatë gjithë kohës.

U zgjova duke u ndjerë më e çlodhur. Unë kaloj nëntë orë në ditë duke qëndruar para një ekrani në punën time dhe duke bërë këtë zgjedhje jashtë zyre ndryshoi botën time. Nuk kam shumë dhimbje koke, Nuk ndihem e lodhur gjatë gjithë kohës. Çdo gjë ka më shumë kuptim. Ndërsa po vazhdoja eksperimentin, kuptova se kisha më shumë orë të lira gjatë ditës, kështu që fillova t’i kushtoja kohë leximit, gatimit dhe ushtrimeve.

Ky eksperiment ka revolucionarizuar produktivitetin tim në punë. Nëse do të më kishit njohur para këtij eksperimenti, do të isha e shpërqëndruar në shumë vende, vetëm në punë jo. Unë isha një makth i produktivitetit tim.

Mirëqënia ime është përmirësuar dhjetë herë. Mendja ime kurrë nuk ka qenë kaq e qartë. Ndihem sikur po mësoj të komunikoj siç duhet në një botë pa mediat sociale. Më kanë dhënë më shumë kohë për mendimet e mia.

Duhet të përqendrohemi tek vetja për pak dhe jo për çdo të huaj të rastësishëm me të cilin jemi friend në Facebook.

Unë do t’ju nxisja që të fshini një aplikacion të rrjeteve sociale nga telefoni juaj. Dhe më pas shikoni nëse kjo ju ndryshon jetën, shikoni se sa kohë keni shpenzuar në atë aplikacion.

Në fillim kam qenë shumë e frikësuar nga fakti se po hiqja dorë nga rrjetet sociale. Mendova se do të humbja çdo gjë, por më rezultoi zgjedhja më e mirë që kam bërë ndonjëherë dhe me të vërtetë ju inkurajoj që të bëni edhe ju të njëjtën gjë.

burimi: BI

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0