Markat më të fuqishme në botë për vitin 2017 - Business Magazine Albania

Markat më të fuqishme në botë për vitin 2017


Lego, krijuesi i lodrave plastike me të cilat me siguri keni luajtur kur keni qenë fëmijë, është bërë marka më e fuqishme në botë. Çdo vit firma këshilluese Brand Finance publikon një listë të markave më të fuqishme dhe Lego mori vendin e parë për vitin 2017.

Lexoni: Markat më të vlefshme në botë për vitin 2017

Renditja e markave më të fuqishme sipas Brand Finance është llogaritur në bazë të tre kritereve. E para është “ekuilibri” – përmes anketimeve, konsumatorët u përgjigjen pyetjeve se cilat marka preferojnë dhe synojnë të blejnë. Dimensioni i dytë, “inputi i markës“, mat sasinë e parave që markat shpenzojnë për marketing. Sa më shumë që shpenzojnë, aq më lart renditen. Pjesa e fundit, “outputi“, shikon marzhet e fitimit dhe çmimet e një kompanie. Dy dimensionet e fundit përbëjnë 25% të vlerës së fuqisë së markës.

Business Magazine në këtë artikull ju tregon 10 markat më të fuqishme të vitit 2017.

Lego ka pasur prej kohësh themelin e një marke të fortë. Sipas raportit Brand Finance publikuar këtë muaj, “Pëlqimi ndaj Lego përfshin breza; si dhe lirinë kreative që u jep fëmijëve, marka rikthen nostalgjinë e të rriturve.” Lego gjithashtu ka shmangur marketingun gjinor, duke i dhënë asaj një bazë të gjerë klientësh.

Në vitin 2015, pasi “The Lego Movie” kishte arritur sukses komercial dhe kritik, Lego kryesonte listën e markave më të fuqishme të Brand Finance. Ajo u zhvendos për një vit nga Disney, por që atëherë ka rifituar vendin numër një. Javën e kaluar Lego lançoi një vazhdim të filmit Lego dhe shitjet e saj mundën çdo shfaqje tjetër filmi në Amerikë. Brand Finance pret që ky film të rrisë më tej markën e Lego.

Lexoni: Si mund t’i mbijetojnë markat uljes së reklamave në TV?

Google u rendit marka e dytë më e fuqishme. Ai mbetet lideri numër një në biznesin e tij kryesor të kërkimit. Këtë vit Google gjithashtu u bë marka më e fuqishme në botë, duke e hedhur Apple në vendin e dytë. Brand Finance vlerëson vlerën totale të Google në 109 miliardë dollarë.

Visa u rendit e pesta. Sipas zëdhënësit të Brand Finance, David Haigh, tregu i ndryshimeve të pagesave ka qenë një lehtësim për Visa dhe kompania është pozicionuar mirë ndërsa ne lëvizim drejt një shoqërie pa para.

Renditja sipas Brand Finance në bazë të 3 kritereve të paraqitura më sipër është:

  1. Lego
  2. Google
  3. Nike
  4. Ferrari
  5. Visa
  6. Disney
  7. NBC
  8. PwC
  9. Johnson & Johnson
  10. McKinsey & Company

burimi: Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0