Ngushtohet hendeku cilësor mes automjeteve kineze dhe atyre ndërkombëtare - Business Magazine Albania

Ngushtohet hendeku cilësor mes automjeteve kineze dhe atyre ndërkombëtare


Hendeku cilësor mes automjeteve kineze dhe atyre ndërkombëtare vijon të ulet, ndërsa tashmë kompanitë nga Kina performojnë më mirë se rivalët në 3 nga 8 kategori të vëzhguara.

Këtë e thotë studimi i përvitshëm i firmës së konsultimit J.D. Power, e cila thotë se anketa për 2017 tregoi se numri mesatar i problemeve të hasura nga drejtuesit ra në 13, nga 14 që ishte një vit më parë.

Lexoni: Gjermania do të ndalojë automjetet me benzinë dhe naftë deri në 2030

Që nga viti 2000 kur nisi kompania sondazhet, automjetet kineza janë përmirësuar me hapa gjigande. Blerësit e modeleve kineze atë vit ngrinin 396 ankesa më shumë se blerësit e automjeteve rivale të huaja.

“Automjetet kineze po i arrijnë shumë shpejt markat ndërkombëtare. Po i kapin shumë shpejt. Ndryshimet cilësore po bëhen gjithmonë e më të vogla,” thotë Jacob George, kreu i J.D. Power për operacionet në rajonin e Azisë Paqësore.

Tre kategoritë ku markat kineze dolën lehtësisht në avantazh në cilësi ishin: veshja e brendshme e automjetit; kontrollet dhe ekranet; si edhe audioja/argëtimi/navigimi.

Megjithatë, të gjithë performuesit më të mirë në studimin e cilësisë së këtij viti ishin përsëri markat ndërkombëtare, përveçse në kategorinë e fuoristradave të vogla, ku konkurrojnë një numër i limituar modelesh të huaja.

Ndër performuesit e huaj më të mirë në Kinë përfshihen Hyundai, Kia, Porsche, Lexus, Mazda dhe Audi.

Lexoni: “Dita pa makina” – transporti i së ardhmes janë makinat elektrike

burimi: Scan

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0