A ekziston një lidhje midis vendit të pushimeve dhe shëndetit?

A ekziston një lidhje midis vendit të pushimeve dhe shëndetit?


Norvegjezët janë cilësuar si njerëzit më të shëndetshëm në botë. Mënyra e tyre e të ushqyerit është ideale dhe ata janë gjithashtu popullsia më e lumtur në botë, duke u bazuar në studimin e Kombeve të Bashkuara këtë vit. Norvegjezët janë më të mirët në planifikimin e jetës së tyre në mënyrën më efiçente, kështu që domosdoshmërisht do të jenë dhe planifikuesit më të mirë të pushimeve.

Pushimi ideal i Norvegjezëve është që të shkojnë në Syden, që do të thotë jug, por nënkupton vendet e ngrohta dhe me diell.

Lexoni: 10 RESTORANTET MË TË MIRA NË EUROPË, MES TYRE DHE NJË NGA SHQIPËRIA E KOSOVA

Një destinacion ‘Syden’ duhet të ketë këto tipare:

1. I thjeshtë për të shkuar

Një destinacion Syden përfshin fluturime direkte, pa ndalesa. Stresi i ndërrimit të avionëve dhe nxitimit nga gate-i në gate është i papranueshëm kur shkon për pushime. Norvegjezët nuk pranojnë të harxhojnë kohë dhe para me këto gjëra.

2. Ngrohtë, me diell dhe me nje plazh ose pishinë

Duke pasur gjithë vitin dimër dhe errësirë, Norvegjezët kërkojnë për vende të ngrohta dhe me diell. Zakonisht kjo do të thotë ishujt spanjoll si Majorka ose Kanariet, ishujt grekë si Kreta ose ishujt kroat. Shkurt, çdo vend i Europës Jugore është i pranueshëm. Gjithashtu, një vend me diell është edhe i shëndetshë,m sepse marrja e rrezeve të diellit i jep vitaminë D trupit.

Lexoni: Si “përfitojnë” njerëzit e suksesshëm nga sezoni i pushimeve?

3. Pije dhe ushqime të lira

Epo, Skandinavët njihen si adhuruesit e party-it dhe alkoolit. Koktejlet e lira janë prioritet, ashtu si dhe ushqimi i lirë. Këto duken si pushime që asnjë nuk mund t’i refuzonte!

Burimi: Huffington Post

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0