Ja si t'i përgjigjemi në mënyrën e duhur një fyerjeje - Business Magazine Albania

Ja si t’i përgjigjemi në mënyrën e duhur një fyerjeje


Ne jetojmë në një botë ku fyerja është bërë arma e zgjedhjes.

Konkurrentët i përdorin ato për të na larguar nga loja apo kur ndihen të kërcënuar.

Natyrisht, nuk duhet t’u shmangemi të gjitha reagimeve kritike.

Por tashmë e kemi të qartë që fyerjet janë të projektuara për të lënduar, jo për të ndihmuar.

Pra, si duhet të reagojmë kur dikush na fyen?

Ekziston një demonstrim i mrekullueshëm që ju mëson se si t’i përgjigjeni në mënyrë efektive një fyerjeje dhe vjen nga bashkëthemeluesi i famshëm i Apple, Steve Jobs.

Lexoni: Si të përballeni me ndryshimet e jetës ndërkohë që jeni shumë të zënë?

Në vitin 1997, Steve Jobs sapo ishte kthyer në Apple, kompania nga e cila ishte larguar për më shumë se një dekadë. Ai iu përgjigj pyetjeve të bëra gjatë Konferencën Botërore të Zhvilluesve të Apple, kur një anëtar i audiencës i bëri një pyetje me tendencë:

Z. Jobs, ti je një njeri i zgjuar dhe me ndikim,” fillon ai.

Pastaj, fyerja e famshme:

Është e trishtueshme dhe e qartë se për disa akuza që keni diskutuar, nuk e keni idenë se për çka po flisni. Për shembull, do të doja të shprehni qartë se si Java dhe cilido prej mishërimeve të tij adreson idetë e OpenDoc. Dhe kur të përfundoni me këtë, ndoshta mund të na tregoni se çfarë keni bërë personalisht për shtatë vitet e fundit.

Për shumicën prej nesh, një sulm publik si ky do të na linte të paktën pak të shqetësuar. Por përgjigja e Jobs është një demonstrim i përsosur se çfarë duhet të bëjmë në këtë situatë.

Ja disa nga pikat kryesore të mësimeve të nxjerra.

Ai merr një pauzë

Gjëja e parë që bën Jobs është ndoshta më e vështira.

Ai merr një pauzë, ulet në heshtje dhe mendon.

Në atë që duket si një përjetësi tek audienca (dhe në realitet zgjati rreth 10 sekonda), Jobs pi një gllënjkë uji dhe reflekton në kritikat dhe në pyetjen.

Ai fillon përgjigjen e tij. “Ju mund të kënaqni disa nga njerëzit disa herë, por …”

Një pauzë tjetër, këtë herë për rreth tetë sekonda.

Unë kam shkruar gjerësisht mbi vlerën e pauzës – një teknikë që përfshin marrjen e disa momenteve (ose ndonjëherë edhe më shumë) për të ndaluar dhe menduar para se të ndërmarrim veprime. Pauza është aq e vlefshme, sepse ju lejon të merrni nën kontroll emocionet tuaja dhe të mendoni para se të thoni ose të bëni diçka për të cilën do të pendoheni më vonë.

Lexoni: Dy pyetjet që duhet t’i bëni vetes për të qenë të suksesshëm

Pauza fillestare e Jobs i jep atij kohën që duhet të përgatisi veten dhe të kthehet me një përgjigje të jashtëzakonshme.

Ai pajtohet me akuzuesin e tij

“Një nga gjërat më të vështira kur jeni duke u përpjekur të ndryshoni përshtypjen e dikujt është se – njerëz si ky zotëri – kanë të drejtë! … Në disa raste,” shpjegon Jobs.

Për vite me radhë, psikologët dhe akademikët e tjerë kanë argumentuar se mënyra më e mirë për të ndryshuar mendjen e një personi nuk është të sulmoni pozitën e tyre, por, më mirë, të gjeni një bazë të përbashkët.

Jobs e bën këtë në mënyrë të përkryer duke pranuar se ky njeri ka të drejtë! Ka me siguri funksionalitete në OpenDoc (programi në fjalë) me të cilat ai nuk është i njohur.

Por njohja me çdo funksionalitet të çdo aplikacioni nuk është puna e CEO-s, vazhdon ai të shpjegojë.

Ai i ndihmon të gjithë të shohin pamjen e madhe

Jobs vazhdon të përshkruajë rolin e tij në Apple: Nuk ka pse të dijë çdo funksionalitet të software-ëve. Përkundrazi, është aty për të shpjeguar pamjen e madhe, për të përsëritur vizionin dhe për t’i mbajtur të gjithë në motivim:

Një nga gjërat që unë kam zbuluar është që ju gjithmonë duhet të filloni me përvojën e klientëve dhe të punoni në drejtim të kundërt më teknologjinë. Nuk mund të filloni me teknologjinë dhe pastaj të kuptoni se ku do të përpiqeni ta shisni.

Ky vizion jashtëzakonisht bindës i punës mund të ketë qenë inovative në atë kohë …

Por, siç dëshmoi historia, kishte të drejtë.

Ai përdor dobësinë në avantazhin e tij

Jobs jo vetëm që shpjegon vizionin e tij, ai përdor mësimet për të ndihmuar në krijimin e kredibilitetit të tij. Në thelb, ai i kërkon palëve të interesuara (dhe aksionarëve) të përfitojnë nga përvoja e tij.

Ai i lavdëron njerëzit e tij

“Ka shumë njerëz që tani punojnë në Apple”, shpjegon Jobs. Ai përmend disa shembuj, përpara se të flasi për të gjithë ekipin.

“Ata po bëjnë më të mirën,” thotë Jobs.

Me këto fjalë, Jobs qëndron mbrapa ekipit të tij. Ai i pranon ata. Ai i lavdëron ata.

Ai i lejon ata të dinë se ai i mbështet në çdo moment.

Kjo frymëzon ekipin (dhe të tjerët) për të qëndruar pas tij, gjithashtu.

Ai përfundon i vendosur

Fjalët përfundimtare të Jobs janë motivuese.

“Disa gabime do të bëhen përgjatë rrugës dhe kjo është gjë e mirë, sepse të paktën disa vendime po merren dhe ne mund t’i gjejmë gabimet dhe t’i rregullojmë ato.”

Në fund ai i drejtohet personit që bëri pyetjen.

Lexoni: 6 zakone të këqija të cilat ju duhet t’i ndaloni menjëherë në mënyrë që të korrni sukses

“Gabime do të bëhen … disa njerëz nuk do të dinë se për çka po flasin, por mendoj se është shumë më mirë kjo se aty ku gjërat nuk ishin shumë kohë më parë.

“Dhe unë mendoj se ne do të shkojmë atje.”

burimi: INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0