Në vitin e dytë, unë kisha 6 të punësuar, të cilët ushtronin aktivitetin e tyre në 3 shtete dhe biznesi gjeneronte gjysmë milionë dollarë në vit. Në 2012-ën e shita atë biznes, për të nisur biznesin tim të dytë. Sot, unë zotëroj një biznes të profilit global. Jam autor i katër librave, të cilëve u janë shitur më shumë se 100000 kopje, paguhem për shkrimin e artikujve të ndryshëm, shes produkte me informacione dixhitale dhe udhëtoj në më shumë se 30 vende në vit për të dhënë konsulta në korporata shumëkombëshe rreth marketingut dixhital. Aktualisht, gjendem në Azi për një tur konsultimi në 5 shtete.
Unë e kam nisur çdo biznes, duke fituar fillimisht 5000$ në muaj, dhe duke e rritur këtë shifër në 500000 $ në vit. Gjatë kësaj kohe kam kaluar shumë lodhje, punë, humbje, strategji dhe mendësi të kufizuara për të arritur deri këtu. Ka ndodhur shpesh që të hequrit dorë më është dukur më e lehtë se të përballurit me rrethanat e vështira. Pas kësaj, unë bëra një plan të mirëmenduar duke i dhënë një shtysë të fortë dhe tashmë udhëtoj nëpër botë due bërë atë që dua për jetesën time. Janë 5 mësime të rëndësishme, të cilat më ndihmuan mua të rris këto dy biznese. Nëse keni ngecur të bllokuar në një nivel të ardhurash në biznesin tuaj, shikoni sesi mund të aplikohen këto mësime tek puna që bëni.
Lexoni: 5 mësime që liderët e bizneseve mund të mësojnë nga Brexit
1. Media sociale nuk mjafton
Kudo që hidhni sytë, juve ju jepet përshtypja që marketingu në media sociale është çelësi i shitjes së suksesshme në biznesin tuaj. Nuk mund të mohohet fuqia e medieve sociale, por nuk është e vetmja rrugë për shitjen në biznesin tuaj. Shpërndarjet(reach-et) organike të mediave sociale janë të ulëta dhe algoritmat janë në ndryshim të vazhdueshëm. Të gjitha platformat e mediave sociale, janë tashmë zyrtarisht kompani tregtare, të cilat gjenerojnë përfitime për aksionerët e tyre, duke ju faturuar juve për një shpërndarje më të lartë. Marketingu në rrjetet sociale është një pjesë e konsiderueshme e një plani shumëplanësh marketingu, por nuk është çelësi i suksesit. Kur unë kuptova, që më nevojitej më shumë se media sociale, atëherë isha në gjendje të ndërtoja një plan më të detajuar dhe më të thellë, i cili rriti bazën konsumatore potenciale. Ky plan përfshinte të intervistuarit në podcast-e, të shkruarit për artikuj, botime të burimeve të sigurta (siç është ky), të paguarit për reklamat dhe të qenit i ekspozuar ndaj të folurit dhe konsultave. Kjo strategji e kombinuar e çoi listën e emaileve të biznesit tim nga 3000, në mbi 50000. Si rezultat, kjo solli një bum të ardhurash.
2. Çmimet e një niveli të ulët, sjellin vetëm probleme
Për një kohë të gjatë, unë i kam mbajtur çmimet tepër të ulëta në të dyja bizneset. Unë isha i mendimit që në këtë mënyrë do të tërhiqja më shumë klientë, por në fakt çmimet e ulëta tërhoqën klientë, të cilët nuk ishin të një niveli të mirë e mund të na sillnin fitime, që do të thotë që unë për një kohë të gjatë kam punuar shumë fort, por jo “për shumë para”. Ka shumë artikuj rreth llojit të klientëve që mund të fitohen nëpërmjet çmimeve të larta. Ju me shumë mundësi duhet ta keni përjetuar këtë në biznesin tuaj. Ju punoni më pak, për më shumë para, ju tërhiqni klientë të një klase të lartë dhe paguheni sipas vlerës që parashikoni. Realiteti është që vendosja e çmimeve të ulëta do të tërheqin klientë, të cilët asnjëherë nuk do të jenë të kënaqur dhe gjithmonë do të kërkojnë më shumë ulje. Kjo do të krijonte vetëm dhimbje koke të panevojshme.
Lexoni: 12 mësimet që Tony Robbins më mësoi rreth sipërmarrjes
3. Mos i kushtoni vëmendje pothuajse askujt
Do të merrni shumë opinione dhe këshilla pafund sesi duhet të rrisni biznesin tuaj. Prijësit shpirtërorë, trajnerët, reklamuesit, pjesëtarët e familjes, shokët tuaj dhe shumë të tjerë do t’ju tregojnë juve se çfarë mund t’ju ndihmojë. Ndonjëherë mund t’ju ndihmojë, por shumicën e rasteve ju do t’i lini këto mendime të hyjnë nga njëri vesh dhe të dalin nga tjetri.
Si një sipërmarrës, ju duhet të zbuloni se për çfarë ka nevojë biznesi juaj. Nuk është e thënë të anashkaloni çdokënd gjithë kohës, thjesht mos i kushtoni rëndësi këshillave që ju hutojnë dhe ju bëjnë të humbisni rrugën. Kurrë mos lini dikë t’ju bindë rreth asaj që është “e mundur” për jetën dhe biznesin tuaj. Në fjalorin e tyre mund të ekzistojë fjala “e pamundur”, por në tuajin nuk ka pse të ekzistojë kjo fjalë.
4. Harrojeni motivimin, thjesht bëni punën
Motivimi vjen dhe shkon. Ka ditë në të cilat ju keni zell për të punuar, ka ditë në të cilat ju vjen vetëm të shikoni programe argëtuese. Ka disa mënyra për ta rikthyer motivimin, por ju jeni në gjendje ta bëni punën për ndërtimin e biznesit edhe pa praninë e motivimit. Ju mund të uleni, të hartoni një plan, të përcaktoni një listë të gjërave që duhet të bëni dhe të filloni të kryeni detyrat tuaja, pavarësisht sesi ndiheni në ato momente. Përqendrohuni në udhëtimin që do të përshkoni. Ka shumë rrugë dhe njerëz nga më të ndryshmit, të cilët ulërasin për t’i ndjekur ato, por padyshim ato do të jenë një çmenduri. Uluni dhe fokusohuni në punën, e cila ju afron më shumë me qëllimet e mëdha të biznesit tuaj.
5. Shkoni pas mundësive më të mëdha
Unë isha dikush që la shkollën e mesme dhe i cili ëndërronte të ishte pronar i një biznesi që do të përfshinte më shumë se veten time. Kisha frikë se nuk isha mjaftueshëm i mirë në të shkruar, në të folur dhe në konsulta nëpër kompani. Në momentin që braktisa këto mendime kufizuese, arrita të kuptoj se çfarë do të më duhej për t’i kthyer qëllimet e mia në realitet. Sot jeta dhe biznesi im janë sureal. Ka aq shumë gjëra që na ndodhin gjatë rritjes sonë të vazhdueshme, saqë ndikon në ato që mendojmë se janë “të mundura” për ne. Ju duhet të hiqni dorë nga mendësitë kufizuese. Zgjeroni vizionin tuaj drejt mundësive më të mëdha, të cilat janë të mundura nëse hartoni një plan dhe e zbatoni atë me përpikmëri. Për t’u rritur, duhet të vendosni synime të mëdha dhe të shkoni pas asaj që në sytë tuaj duket e pamundur. Dhe nëse doni të kaloni në nivelin më të lartë të të ardhurave, ju duhet të shkoni pas klientëve të mëdhenj, ndërmarrjeve të mëdha, duhet të ekspozoheni më shumë dhe nuk duhet të kufizoni mendimet tuaja. Ky është momenti kur ndodh magjia.
Lexoni: 5 mësimet që sipërmarrësit në të gjithë botën mund të mësojnë nga kultura izraelite
Unë nuk e di cilat janë qëllimet mbi fitimet tuaja, por unë di mjaft mirë që ato janë të arritshme. Mjetet dhe teknologjia e ditëve të sotme kanë hapur dyert për sipërmarrësit. Paraja nuk është pjesa më e rëndësishme e jetës apo e biznesit, por të pasurit e një lirie financiare është. Është mjaft e rëndësishme, që të mos kesh pse të shqetësohesh për pagesën e faturave dhe për të ushqyer familjen. Merrni gjithçka nën kontroll dhe fokusohuni. Shpenzoni pak kohë këtë javë duke i bërë biznesit tuaj një vlerësim të ndershëm dhe punoni.
burimi: Entrepreneur
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.