Sipas anketës, në vlerësimin e gatishmërisë për të riinvestuar në Shqipëri, 76% e të anketuarve do të zgjidhnin sërish vendin tonë për të investuar, duke u rritur me pothuajse 10%, krahasuar me vitin 2016 (2015: 66%; 2016: 67%).
Gjithashtu, situata për vetë bizneset është vlerësuar më mirë krahasuar me një vit më parë. Rreth 39% e të anketuarëve kanë pohuar se situata e tyre e biznesit është përmirësuar (2016: 28%, 2015: 23%), ndërsa rreth 39% të tjerë kanë deklaruar se situata ka mbetur e pandryshuar.
Për vitin 2017, pothuajse të gjithë faktorët janë vlerësuar me nota më të larta krahasuar me 2016. Disa nga faktorët e vlerësuar pozitivisht përfshijnë: koston e punës; produktivitetin dhe motivimin e punonjësve; kualifikimin e punonjësve; arsimimin akademik; disponueshmërinë dhe cilësinë e furnitorëve lokalë; ecurinë e të ardhurave të biznesit etj.
Sipas kësaj ankete, vetëm pesë faktorë tregojnë një rënie të lehtë krahasuar me një vit më parë, të cilët lidhen me mungesën e kualifikimit të forcës së punës në Shqipëri në përputhje me kërkesat e kompanive apo infrastrukturën dhe kushtet për Kërkim & Zhvillim.
Në këtë anketim morën pjesë 1734 kompani nga të gjitha zyrat e Dhomave Gjermane të Tregtisë dhe Industrisë (AHK) të Europës Qëndrore dhe Juglindore, 45 nga të cilat ishin nga Shqipëria.
burimi: AIDA
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
