Katër aplikacione në dispozicion në Google Play Store kishin spiunuar përdoruesit në fshehtësi, sipas një studimi të publikuar të premten nga kompania e sigurisë së Telefonave Lookout. Sipas studimit, kodet e aplikacioneve mund të mbledhin informacion për shembull se me kë keni komunikuar përmes e-mailit.
“Ky informacion është tepër i vlefshëm për një haker, i cili dëshiron të gjejë se ku është një person dhe me kë janë duke folur ata, ka thënë Kristy Edwards, menaxher produkti për hulumtim të sigurisë në Lookout.
Një nga aplikacionet, i quajtur Embassy, funksionuar si reklamë në Play Store, i lejon përdoruesit të kërkojnë ambasadën e vendit të tyre në qytetet e huaja. Në të njëjtën kohë, ai i kthen telefonat e përdoruesve në pajisjet ‘home’ dhe iu dërgon listat e kontaktit tuaj në llogaritë e hostuara në serverat e drejtuar nga Facebook dhe Amazon. Aplikacione të tjera janë ato që e reklamojnë veten e tyre si aplikacione lajmesh, por në fakt nuk punojnë. Megjithatë, ata gjithashtu janë të rrezikshëm.
Menjëherë pas lajmërimit Google konfirmoi se i kishte hequr këto aplikacione nga Play Store.
/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.