Disney bën gati ofertën për Twitter - Business Magazine Albania

Disney bën gati ofertën për Twitter


Disney nëpërmjet një këshilltari financiar po përgatit një ofertë zyrtare. Në garë ka hyrë furishëm edhe Microsoft, që pas blerjes së Linkedin kërkon të fuqizohet në sektorin e mediave sociale.

Në çdo rast, fjalët dhe zërat po i bëjnë mirë Twitter. Edhe në një ditë kur bursat globale janë në rënie, si sesioni i së hënës, aksionet e Twitter u rritën me 1.4%. Sa i përket Disney, blerja e Twitter do t`i mundësonte forcimin në rrjetet sociale, që është edhe thembra e Akilit për kompaninë që krijoi Topolinon.

Në garë, veç Disney dhe Microsoft është edhe ‘Saleforce’ në bashkëpunim me ‘Bank of America’. Twitter ndërkohë po punon me Goldman Sachs për operacionin e shitjes. Pak ditë më parë u përfol për një interes të Google.

Operacioni mund të përmbyllet brenda 45 ditëve të ardhshme. Kompania ka një vlerë në treg prej 16 miliardë dollarësh, ndërkohë që Twitter kërkon të arkëtojë 30 miliardë dollarë, një shifër tejet ambicioze vlerësojnë analistët. Në mbledhjen e fundit të këshillit administrativ të kompanisë u vlerësua gjerësisht mundësia e shitjes, duke pasur parasysh rezultatet dhe bilancet e fundit.

 

burimi: rtvscan

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0