Rrjeti më i madh social në botë ‘Facebook’ vijon të përditësojë shërbimet e tij me qëllim për t’ua bërë përdoruesve më praktike ato.
Kështu, në planet më të afërta të ‘Facebook’ është përditësimi i ‘Messenger’ me risinë e ‘bisedave sekrete’. Ende nuk është e qartë se si do të funksionojë kjo pasi ende nuk janë publikuar të dhëna, por sipas ‘The Independent’ ky është një plan tashmë i konkretizuar.
Një tjetër risi që ‘Facebook’ pritet t’ia bashkëngjisë të parës është transformimi i ‘Messenger’-it në një ‘treg online’, ku përdoruesit të shesin e të blejnë produkte në aplikacion.
/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.