Top lista e kompanive teknologjike me barazinë gjinore në punë - Business Magazine Albania

Top lista e kompanive teknologjike me barazinë gjinore në punë


Femrat të cilat marrin detyra në Silicon Valley përballen me seksizmin e thellë sistematik. Një studim i fundit mbi femrat drejtuese në sektorin e teknologjisë zbuloi se 60% e tyre ka qenë pjesë e ofertave të padëshiruara seksuale në vendin e punës. Nga këto, 65% e tyre raportojnë se i kanë marrë këto oferta nga një drejtues. 90% raportuan se kanë qenë dëshmitare të sjelljeve seksiste në konferencat e kompanisë ose jashtë saj.

Fairygodboss” është një sit online për vlerësimin e femrave i cili ka mbledhur të dhëna të dorëzuara nga 20,000 përdoruesë për të renditur kompanitë teknologjike ku punonjëset femra ndihen se janë të trajtuara njëlloj me kolegët meshkuj.

Top-lista-e-kompanive-me-barazinë-më-të-madhe-gjinore-në-punë-businessmag

Që nga koha kur startupi lançoi këto renditjet në Shkurt, Apple ka mbajtur pozicionin lider në të treja listat që kanë lidhje me teknologjinë, lista të cilat azhornohen në mënyrë të përditshme ndërsa vijnë të dhëna të reja.

72% e femrave të pyetura që punojnë në Apple raportuan se trajtohen në mënyrë të barabartë me meshkujt. E dyta në listë vjen Google me 59% dhe Microsoft me 58%.

Duke patur performancë më të dobët në këtë aspekt renditeshin kompanitë: Amazon, Hewlett-Packard dhe Oracle. Vetëm 30% e pjesëtarëve të Fairygodboss e të punësuarve të fundit raportuan se ndiheshin të trajtuar në mënyrë të barabartë.

Apple, Salesforce dhe Google gjithashtu qëndrojnë në majë edhe të një liste të dytë të kompanive teknologjike ku femrat ndihen më të lumtura. Amazon e cila sipas New York Times njihet për kulturën “e zymtë” të korporatës në një investigim të 2015-ës, renditej e fundit.

Gjigandi i shitjeve online qëndronte gjithashtu edhe në fund të listës së kompanive teknologjike të Fairygodboss të cilat femrat duhet t’ua rekomandonin femrave të tjera, me 35%. Performancë më të mirë në renditje kishin: Apple me 78% dhe Salesforce me 73%.

Fairygodboss është ide e Georgene Huang, e cila bashkëthemeloi portalin në 2015-ën me mikun e tij Romy Neëman, një ish-drejtues në Indeksin “Dow Jones” të Bursës bazuar në eksperiencën e saj të kërkimit të një pune ndërsa ishte shtatzënë.

Startupi kohët e fundit zbuloi të dhëna mbi barazinë gjinore për të gjitha industritë, në të cilat rezulton se teknologjia nuk është sektori më i keq në termat e trajtimit të barabartë të femrave dhe meshkujve. Ky dyshim shkonte në fakt për sektorët e aeronautikës dhe automobilizimit.

 

/Publikuar më parë në Forbes.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0