Si të tërhiqni 1,000 vizitorë në ditë në postimin e blogut tuaj?

Si të tërhiqni 1,000 vizitorë në ditë në postimin e blogut tuaj?


Të kesh material të mirë për website-in tënd nëpërmjet një postimi në blog, në të cilin demonstrohet ekspertiza jote, do të të ndihmojë të ndërtosh markën, për të krijuar trafik dhe për të lënë gjurmët. Por sipërmarrësit ndonjëherë “vuajnë” që të kenë vizitorë mjaftueshëm në mënyrë që koha që ata kanë shpenzuar duke krijuar dhe promovuar përmbajtjen e blogut të tyre, t’ia ketë vlejtur. Gjithsesi nëse shkruani llojin e duhur të përmbajtjes dhe e promovoni siç duhet, garantoni të keni më shumë trafik.

Në këtë artikull ne përshkruajmë çfarë ju nevojitet për të krijuar më shumë postime që përbëjnë Grupin e Influencuesve.

1. Gjeni një listë influencuesish në industrinë tuaj
Ju duhet të identifikoni njerëzit në industrinë tuaj që kanë akses te audienca që doni të arrini ju. Ata duhet të jenë influencuesë online, të kenë shumë ndjekës, një ëebsite të një autoriteti të lartë dhe një komunitet të angazhuar maksimalisht.

Krijoni një listë të këtyre njerëzve dhe kapni adresat e tyre të emailit, nëse është e mundur.

2. Filloni me përmbajtjen
Mendoni për diçka që audienca juaj aktuale dhe potenciale do të ‘vdiste’ t’ia dinte përgjigjien. Kontaktoni me influencuesit që ata t’u përgjigjen pyetjeve të postimit tuaj në portal. Forma më e mirë e kontaktit është emaili.

Gjithsesi, duhet të jeni të ndërgjegjshëm se njerëzit influencuesë marrin shumë emaile. Ju duhet të dërgoni një email të personalizuar dhe të kujdesshëm për t’ju dhënë ju përgjigjiet e pyetjeve për të cilat keni nevojë në postimet tuaja. Sigurohuni që ta keni përmendur se ua dini vlerën si njerëz kyçë të fushës, se i vlerësoni dhe do të ishte një vlerë e shtuar t’i kishit në blogun tuaj.

Ideja është që të arrini të kapni shumë influencuesë për portalin tuaj.

3. Krijoni përmbajtjen
Krijoni postimin, dhe përfshini çdo këshillë nga këta influencuesë në postimin tuaj. Sigurohuni që t’i profilizoni me një fotografi të këndshme dhe me një link që të çon te website i tyre nëse klikoni mbi të. Krijoni një foto që përfshin të gjithë influencuesit në një imazh të vetëm, të ngjashëm me atë të radhës. Më poshtë do ju them pse!

4. Kontaktoni influencuesit
Dërgojini një email influencuesve duke u treguar atyre për postimin mos u kërkoni atyre që ta shpërndajnë, sepse ata e dinë që ju doni që kjo të ndodhë. Falenderojini ata për kontributin e tyre, dhë nëse postimi ka popullaritet në audiencë, sigurohuni që ta përmendni këtë.

5. Filloni promovimin në rrjetet sociale
Gjatë një muaji krijoni “thashetheme” rreth postimit që të shpërndahen, me një këshillë çdo ditë nga një influencues. Krijoni një postim në Facebook dhe Google+ dhe përfshini imazhin e grupit në postim. Njerëzit do të fillojnë të etiketojnë (tagging) që njohin në postim. Shpërndajeni edhe nëpër kanale të tjera. Promovoni postimin me pagesë.

Keni krijuar një artikull shumë të mirë, kështuqë është koha për promovim agresiv.

Bloging është shumë taktik. Ju krijoni përmbajtje për një arsye të caktuar, në një format specifik dhe e promovoni në një mënyrë të caktuar. Në momentin që kuptoni formulën për një blog të suksesshëm, është vetëm çështje zbatimi më pas. Taktika e mësipërme zakonisht prodhon rezultate të shkëlqyera.

Provojeni dhe na bëni me dije për rezultatet që morët!

 

/Shkruar nga Ian Cleary, Publikuar në Entrepreneur.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0