Si të zgjidhni hapësirat më të mira të punës së përbashkët për startupin tuaj?

Si të zgjidhni hapësirat më të mira të punës së përbashkët për startupin tuaj?


Hapësirat e përbashkëta të punës po shpërthejnë në popullaritet si një vend pune alternativ ndërmjet startupeve.

Anketimi “Hapësirat e përbashkëta të punës” i Deskmag, i publikuar në Nëntor të 2015-ës, zbuloi se gati një gjysmë milioni njerëz po punonin në hapësira të përbashkëta pune dhe se më shumë hapësira të tilla punë po shfaqen në qytetet më të mëdhaja si kundërpërgjigjie e rritjes së kërkesës për to. Numri i hapësirave është rritur nga 36% gjatë vitit të kalaur, dhe tani po u shërbejnë 30% më shumë njerëzve mesatarisht, sesa dy vite më parë.

Me kaq shumë opsione të hapësira të përbashkëta të punës të disponueshme në të gjithë botën, si mund të zgjedhin startupet atë të duhurën? Ja disa hapa për të arritur në një kërkim më specifik.

1. Përcaktoni nevojat
Ashtu siç ndodh me pjesën më të madhe të vendimeve të bizneseve, të zgjedhësh një hapësirë të përbashkët pune fillon me bërjen e qartë të objektivave. Për çfarë duhet ky ambjent? Çfarë shpreson të përfitojë startupi nga përdorimi i kësaj hapësire. Njohja e qëllimit ndihmon në përcaktimin e prioriteteve dhe të cilësive më të rëndësishme për të kërkuar në një hapësirë.

Për shembull, nëse qëllimi është të mbahen më shumë mbledhje, salla të kapaciteteve të konferencave mund të jenë prioritet. Nevojat e biznesit tuaj mund të jenë aq të thjeshta sa wi-fi me shpejtësi të lartë, ose një tavolinë pune ose printer ose akses në hapësirë gjatë të gjithë orëve. Por mos e ngatërroni një nevojë më një dëshirë. Kafet në kohën e lirë duken një ide e mirë, por a është një nevojë patjetër?

Krijoni një listë të nevojave dhe dëshirave kryesore. Përdoreni listën për të vlersuar hapësirat potenciale dhe zgjidhni një që rreshtohet më ngushtësisht me nevojat e startupit tuaj.

2. “Ndiqni” kulturën
Pajisjet e hapësirës së përbashkët të punës janë të rëndësishme, por po njerëzit?

89 për qind e punonjësve të vëzhguar në Raportin e vitit 2014 Mood Tracker të Globoforce’s u shpreh se marrëdhëniet në punë kanë rëndësi në cilësinë e përgjithshme të jetës së tyre. Vetëm sepse ambjenti i punës nuk është tradicional nuk do të thotë se marrëdhëniet dhe kultura kanë më pak rëndësi.

Në fakt, 70 për qind e pjesëtarëve të hapësirave të përbashkëta të anketuar nga Deskmag tha se ata ndiheshin se ishin pjesë e komunitetit të tyre të përbashkët. Përveç kësaj, 67 për qind mendonin se të gjithë pjesëtarët e tjerë të hapësisrës së përbashkët të punës e dinin emrin e këtyre të fundit.

Kështuqë, gjeni një hapësirë të përbashkët pune që i shkon më shumë për shtat kulturës suaj të startupit. Bisedoni me pjesëtarët aktualë për të mësuar më shumë rreth kulturës dhe për të marrë një ide më të mirë nëse stilet e punës dhe personalitetet në hapësirë do të jenë një zgjedhje e mirë.

3. Sjikojini/Vizitojini vendet
Një hapësirë e përbashkët mund të duket mirë në letër, por mos nxitoni të merrni vendim para se ta shihni fizikisht vendin. Ndërmerrni një tur për të parë vendin, dhe nëse është e mundur, merrni leje ta provoni hapësirën për një ose dy ditë.

Por, mos u fokusoni vetëm në hapësirën e brendshme, lidheni me vendndodhjen. Gjatë vizitave, shikoni lagjen. A do të jetë vendndodhja me përfitime për biznesin tuaj? A i afrohet partnerëve potencialë, mentorëve dhe liderave të industrisë? Po përsa mi përket kolegjeve dhe universiteteve për të rekrutuar talentet e reja? Kultura e kompanisë është e rëndësishme edhe këtu. Si do të ketë përfitime skuadra nga lokacioni? A ndodhen afër kafenetë? Vendet e mira të drekimit? Qendrat e fitnesit?

Shikoni të zgjidhni një vend që do të mbështesë dhe përmirësojë kulturën e kompanisë, ndërsa përfitoni objektivat e biznesit.

4. Kini parasysh të ardhmen
Një hapësirë e përbashkët pune mund t’i përshtatet nevojave të tanishme të biznesit, por po përsa i përket pas një viti? A do të ketë zgjerim në terma të hapësirës fizike startupi?

Marrëveshjet e anëtarësimit mund të jenë të vështira për t’u thyer. Askush nuk do të përfundojë në një hapësirë të përbashkët pune që nuk i përshtatet nevojave të kompanisë. Kini një ide fillimisht se përsa kohë do të duhet hapësira, për të gjetur opsionin më të mirë të anëtarësimit për nevojat e menjëhershme dhe të ardhshme të firmës.

Ambjenti i përbashkët i punës mund të jetë zgjidhja e duhur për një startup që intersohet për një hapësirë ndërmjet zyrrës në shtëpi dhe zyrës tradicionale. Me këto hapa të thjeshtë të përshkruar si më sipër, do të jetë e thjeshtë gjetja e një vendi perfekt për ta quajtur “shtëpi.”

 

/Shkruar nga Matt Straz, Publikuar nga Entrepreneur.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0