Shumica e bankave në Itali i përdorin rrjetet sociale për marketing - Business Magazine Albania

Shumica e bankave në Itali i përdorin rrjetet sociale për marketing


Një studim i fundit tregon se rreth 90% e bankave në Itali tashmë janë aktive në rrjetet sociale. Më shumë se gjysma e tyre janë aktive në 5 kanale të ndryshme të rrjeteve sociale.

Më të përdorurat janë Facebook, Youtube, Twitter dhe Linkedin. Bankat i përdorin masivisht këto platforma për të prezantuar iniciativat e tyre, pra në funksion të marketingut dhe informacionit.

Promovimi i produkteve dhe shërbimeve është shumë herë më i lehtë nëpërmjet rrjeteve sociale. Rreth 68% e bankave deklarojnë se këto kanale sociale i përdorin ekskluzivisht për edukimin financiar.

Ky është një sektor të cilin sektori bankar synon të investojë shumë në të ardhmen e afërt. Lojërat edukative, konkurset, sondazhet e mjete të tjera përdoren sot masivisht për të rritur kulturën financiare në publik, raportojnë mediat italiane.

Sa i përket shërbimit ndaj klientit, 55% e bankave deklarojnë se e ofrojnë nëpërmjet rrjeteve sociale. Për këtë formë komunikimi me klientin përdoren më së shumti; Facebook, Messenger, Whatsapp, Skype dhe Telegram.

 

/burimi: Telegrafi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0