Kush sundon "tortën" e xhirove të bizneseve në vend?

Kush sundon “tortën” e xhirove të bizneseve në vend?


Një vrojtim i fundit i Instituti të Statistikave tregon se vetëm 1 për qind e bizneseve në vend kryejnë gati gjysmën e aktivitetit tregtar në ekonomi. Këto janë korporatat e mëdha, kryesisht private, por ndërmjet tyre ka dhe shoqëri publike si OSHEE, KESH apo Albpetrol.

Sipas INSTAT në vitin 2014, Shqipëria numëronte 864 ndërmarrje gjithsej me më shumë se 50 të punësuar. Në totalin e numrit të bizneseve aktive, këto ndërmarrje zënë vetëm 1 për qind. Por fuqia e tyre ekonomike është e jashtëzakonshme.

Sipas INSTAT, vitin e kaluar 864 ndërmarjet më të mëdha të vendit, realizuan 44,5 % të shitjeve totale neto në ekonomi. Instat nuk jep detaje se në çfarë fushash janë të përqëndruara kryesisht këto korporata. Por të ndara sipas aktivitetit, pjesa më e madhe e tyre janë në sektorin e prodhimit.

Të dhënat tregojnë se krahas dominimit absolut të shitjeve, këto biznese janë dhe investitorët më të mëdhenj të ekonomisë. Sipas anketës , vitin e kaluar vetëm 1 për qind e bizneseve të mëdha kryen rreth 64 për qind të totalit të investimeve në ekonomi, përjashto ato që vijnë nga buxheti.

Tendenca e shifrave është e qartë. Ashtu si kudo, edhe në ekonomi ka gjigant. Superstruktura financiare, private apo publike, në të cilat është duke u përqëndruar një pjesë gjithmonë e më e madhe e aktivitetit ekonomik. Në fakt dominimi ekonomik i korporatave është një tendencë globale.

Një raport i Bankës Botërore në vitin 2009 gjeti se ndër 100 entitetet ekonomike më të mëdha të botës, 53 janë shtete, 35 të tjerë janë qytete dhe 13 janë korporata private. Disa gjëra vetëm rriten.

/Top-Channel/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0