Si të ndërtoni një biznes jetëgjatë?

Si të ndërtoni një biznes jetëgjatë, në një kohë kur bizneset nuk zgjasin?


Autori Bourree Lam shfaqi një pyetje interesante: “A do të jetojnë firmat aq sa jetonin dikur?” pyetje së cilës ajo iu përgjigj, “Mesa duket jo: Richard Foster, një lektor i Shkollës së Manaxhimit të Yale-it, ka gjetur se periudha mesatare e jetëgjatësisë së një kompanie ka rënë nga 67 vite që ishte në vitet 1920 në 15 vite që është sot. Gjithashtu Foster ka zbuluar se mesatarisht një kompani zëvendësohet çdo 2 javë dhe vlerëson se 75% e 500 firmave të vlerësuara nga Standard & Poors do të zëvendësohen nga kompani të tjera deri në 2027-ën.”

Kompanitë evoluojnë, nuk treten në eter. Qoftë nëpërmjet një përvetësimi, shkrirje ose rimarkimi, disa nga korporatat më të suksesshme e braktisin në mënyrë vullnetare modelin e tyre origjinal të biznesit për të lënë të lira burime për inovacion dhe sukses të vazhdueshëm. Kështu pra, për të ngritur një biznes jetëgjatë, skuadrat e manaxhimit duhet të bëjnë këto tre gjëra:

1. Të lënë rrethanat që të sjelin inovacionin

2. Të ndërtojnë dhe të mbajnë një skuadër “globale”

3. Të ngulin këmët fort pavarësisht pengesave

Si e dikton konteksti inovacionin?

Ndërmarrësit kanë një zakon të keq kur besojnë se idetë e tyre do të jenë ato që do të ndryshojnë “lojën” në industri. Ndërsa një koncept i freskët mund të duket interesant dhe inovativ, zotëruesit e bizneseve duhet të pyesin veten: është ajo një gjë që konsumatorët e duan? Është praktike?

Për fatin e tyre të keq, shumë ide brilante dështojnë, sepse dalin në kohën e gabuar. Para shfaqjes së bizneseve online, Kozmo.com dhe Webvan u bënë shpejt pionerët e dërgesave sipas kërkesave të konsumatorit, një industri në të cilën Instacart dhe Uber tani lulëzojnë. Një fakt i tishtueshëm është se, këto ide u prezantuan para se telefonat “inteligjentë” të shpikeshin dhe kur krahu i punës ishte i shtrenjtë. Momentalisht, Uber vlerësohet me një vlerë të ‘tepruar’ prej 50 miliardë $ dhe nuk ka për t’u larguar shpejt nga tregu. Ishte një nga kompanitë e para nga ku u ngjiz ideja, por Uber gjeti kohën e duhur për t’u kapitalizuar mbi infrastrukturën dhe inventarët ekzistentë për të rritur biznesin e saj. Edhe pse është vetëm 6 vjeç, ajo është një një brand me një fuqi domethënësenë treg.

Pse kultura e kompanisë duhet të jetë prioriteti i parë për ju?

Shumë prej zotëruesit e bizneseve të vogla mund të ndërtojnë biznese miliona dollarëshe me forcat e tyre me teknologjinë në anën e tyre dhe duke mbajtur gjithmonë “dyert hapur” për kontraktorët. Por suksesi i këtrye kompanive tenton të jetë jetëshkurtër, sepse konkurrentët e rinj hyjnë në treg dhe i furnizojnë konsumatorët me një produkt dhe një çmim më të mirë.

Për një organizatë që do të lulëzojë për një kohë të gjatë, liderat e tyre duhet të bëjnë prioritet lumturinë e punonjësve për të ndërtuar një kompani nga ku punonjësit nuk duan të largohen. Derisa ekspertët vlerësojnë koston e kthimit të punonjësve është 65,510$, bizneset nuk mund të lejojnë pjesëtarë të rëndësishëm të stafit të tyre të largohen.

Për të ndërtuar një kompani e cila zgjat në kohë, Chris Helle nga Hubspot insiston se sekreti është: Në rradhë të parë rregulloni kulturën. Vlerat themelore të forta dhe kënaqësia në punë themelojnë një organizëm, mbi të cilin komapnitë mund të rriten në mënyrë konsistente.

Çfarë mund të bëjë kurajo për sipërmarrësit në vështirësi?

Gjatë fjalimit të saj të 2013 në TED, psikologia Angela Lee Duckworth sugjeroi se çelësi drejt suksesit është kurajo. Kompanitë janë të destinuara të dështojnë kur liderat e tyre humbin shpresën dhe dorëzohen. Ndërsa rruga e suksesit është e mbushur me sfida, sipërmarrësit e zgjuar qëndrojnë të përgatitur për të përballuar çdo situatë me një qëndrim prej fitimtari. Humbjen e kurajos, shpjegon Amy Rosen, është “vrasësja e sipërmarrjes.” Për fat të mirë, kurajo është një zotësi që fitohet, pra mund të mësohet.

Sipas Travis Bradberry, sipërmarrësit që kanë kurajon e duhur për të patur sukses rrallë bien pre e dështimeve dhe e konsiderojnë falimentimin si një pjesë e domosdoshme e proçesit të të mësuarit. Dhe e lënë mënjanë egon e tyre kur përballën me çështje, duke pranuar përgjegjësinë e veprimeve të tyre, por duke qëndruar të fokusuar në rezultate.

Artikulli u publikua më parë te Entrepreneur.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0