10 shtetet më të shtrenjta në botë për karburantet

10 shtetet më të shtrenjta në botë për karburantet


Me një çmim mesatar prej 2.87$ për galon (1 galon amerikan=3.7 litër), Hawaii është vendi më i shtrenjtë në Amerikë për të blerë benzinë. Por kjo nuk është asgjë në krahasim me atë që paguajnë drejtuesit e automjeteve në Hong Kong: 7.04$ për galon.

Në shkallë globale, nuk është tmerrësisht e kushtueshme të mbushësh automjetin me karburant në SHBA. Një galon amerikan benzine kushton mesatarisht 2.46$, marrë nga raporti më i fundit i globalpetrolprices.com, duke u bërë një nga 20 shtetet nga 183 në botë që e kanë çmimin mesatar më të ulët të benzinës.

Një nga diferencat më të mëdha midis vendeve me çmime të larta të karburanteve dhe atyre me çmime të ulëta të karburanteve është prodhimi i naftës. Në përgjithësi, ato që prodhojnë shumë naftë, kanë çmime të ulëta të benzinës, por nuk ëhstë gjithmonë kështu. Norvegjia për shembull, është një nga 15 shtetet me prodhimin më të lartë të naftës në botë, por në të njëjtën kohë ka edhe çmimin më të lartë mesatar të benzinës: 6.44$ për galon. Vendet europiane tentojnë të taksojnë shumë karburantet, dhe si rezultat i kësaj, një pjesë e shteteve evropiane janë midis atyre me çmimet më të larta të karburanteve.

Ja cilat janë vendet me çmimet më të larta të benzinës, që do t’i bëjnë amerikanët të “tkurren” kur t’i dëgjojnë:

9. Izraeli dhe Somalia (së bashku vendi 10 dhe 9)

Çmimi mesatar i benzinës: 5.94$ për galon.

Somalia është një nga 2 kombet afrikane ndërmjet atyre 10 më të shtrenjtave për të blerë karburant. Zotërimi i makinave nuk është i përhapur në kombet e Afrikës, dhe Somalia nuk prodhon naftë, sipas të dhënave që vijën nga Departamenti i Energjisë i SHBA-ve. Është një nga vendet më të varfra në botë.

Izraeli mezi futet në 100 vendet prodhuese të naftës. Në vendin e 96-të, ai prodhon rreth 5,800 fuçi nafte në ditë.

8. Monako

Çmimi mesatar i benzinës: 6.02$ për galon

Monako është shteti i dytë më i vogël në botë përsa i përket shtrirjes territoriale, kështuqë nuk ka shumë hapësirë për automjetet, duke e bërë çmimin e lartë të karburanteve të duket diçka logjike. Gjithashtu, njerëzit që jetojnë në Monako janë përgjithësisht shumë të pasur, gjë që i bën më të aftë të përballojnë koston e karburanteve.

7. Italia

Çmimi mesatar i benzinës: 6.13$ për galon 

Për aq kohë sa makina dhe karburante ka shumë në këto vende, Italia nuk është aq e ndryshme nga SHBA-të. Ato të dyja prodhojnë dhe importojnë naftë (pavarësisht se SHBA-të prodhojnë dhe importojnë në shkallë shumë më të lartë), dhe zotërimi i automjeteve është shumë i përhapur. Prapëseprapë, të mbushësh një serbator prej 16 galonësh në Itali (një madhësi mesatare), do të kushtonte pak a shumë 100$, krahasuar me 40$ në SHBA.

5. Mbretëria e Bashkuar dhe Danimarka (së bashku vendi 6 dhe 5)

Çmimi mesatar i benzinës: 6.17$ për galon

Mbrëtëria e Bashkuar dhe Danimarka prodhojnë një sasi të konsiderueshme nafte (ato renditen në vend të 23-të dhe 39-të respektivisht), por sërish, vendet evropiane tentojnë të kenë taksa më të larta mbi karburantet.

4. Xhibuti

Çmimi mesatar i benzinës: 6.21$ për galon

Xhibuti, një vend i vogël në cep të Afrikës, nuk ëhstë as shumë i populluar, dhe as nuk ka një dendësi të madhe banorësh. Ashtu si Somalia, ai ka një infrastrukturë shumë të dobët të transportit, e cila mund të jetë arsyeja që kontribuon në çmimin e lartë të benzinës.

3. Norvegjia

Çmimi mesatar i benzinës: 6.44$ për galon

Një amerikani, benzina mund t’i duket shumë e shtrenjtë në Norvegji, por kështu funksionojnë gjërat në këtë shtet. Edhe për nga shumë standarde, Norvegjia ëhstë një nga shtetet më të shtrenjta në botë për të jetuar dhe për të vizituar, kështuqë çmimet e larta të karburantit shkojnë në një rrjedhë edhe me kosto të tjera atje.

2. Hollanda

Çmimi mesatar i benzinës: 6.55$ për galon

Hollanda ëhstë e njohur për natyrën e saj të transportit me biçikleta, kështuqë nëse nuk ju pëlqen të paguani 6.55$ për galon për të mbushur një makinë me karburant, biçikleta ëhstë një alternativë shumë popullore.

1. Hong Kong

Çmimi mesatar i benzinës: 7.04$ për galon

Hong Kongu është një nga zonat me dendësi më të lartë në botë, dhe një zonë e cila shfaq shumë probleme me ndotjen e mjedisit, kështuqë ka kuptim që udhëtimi me automjete të shkurajohet me çmime të lata të benzinës, kosto e një galoni benzinë është afërsisht sa një indvid do të paguante për një galon qumësht organik në disa shtete të SHBA-ve.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0