Po kërkon punë jashtë? Këto janë vendet ku merr vizën më shpejt... - Business Magazine Albania

Po kërkon punë jashtë? Këto janë vendet ku merr vizën më shpejt se kafen

Disa vende po thyejnë rregullat e lojës kur vjen puna te shpërngulja me vizë pune. Tashmë nuk ka nevojë të presësh me muaj ose të përballesh me procedura të ndërlikuara,në disa shtete, procesi është më i lehtë se kurrë më parë.

Një vend baltik po konsiderohet si më i thjeshti për t’u zhvendosur, falë një procedure që zgjat vetëm pak ditë dhe një skeme të përshtatur për profesionistët. Irlanda, nga ana tjetër, ka një përqindje të lartë miratimi dhe mundësi për qëndrime afatgjata.

Edhe në vende që dikur konsideroheshin “të pamundura” për punëtorët e huaj, si SHBA apo Britania e Madhe, barrierat janë zbutur ndjeshëm. Gjermania dhe Spanja kanë gjithashtu sisteme të optimizuara për të tërhequr talente, ndërsa Kanadaja vazhdon të jetë ndër më mikpritëset në botë.

Lexo gjithashtu: Plani 45 milionë euro i Egjiptit për të përmirësuar Piramidat e Gizës

Këto janë vendet ku është më e lehtë të marrësh vizë pune në vitin 2025:

Lista e vendeve më të lehta për të marrë vizë pune në 2025:

Letonia
Irlanda
Islanda
Gjermania
Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Mbretëria e Bashkuar
Spanja
Polonia
Kanadaja
Sllovakia

Time Out

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0