Në një ekonomi në zhvillim të shpejtë, bizneset shqiptare po përballen me sfida të reja në menaxhimin e burimeve njerëzore (HR). Tradicionalisht, roli i HR në Shqipëri ishte i kufizuar dhe shpesh i fragmentuar midis departamenteve të ndryshme. Fillimisht, funksioni kryesor i burimeve njerëzore ishte i integruar në departamentin e financave, ku ekonomistët ishin përgjegjës për përgatitjen e pagave. Ndërkohë, përzgjedhja dhe rekrutimi i stafit ishte përgjegjësi e specialistëve të personelit, por pjesa tjetër e funksioneve të HR si zhvillimi i stafit, trajnimi, apo menaxhimi i performancës ishin ose të shpërndara në departamente të tjera ose inekzistente.
Ky model fragmentar i HR ka penguar për shumë vite zhvillimin e një qasjeje strategjike ndaj menaxhimit të fuqisë punëtore në bizneset shqiptare. Megjithatë, me ndryshimin e kërkesave të tregut dhe rritjen e konkurrencës, ka ardhur momenti për një riorganizim të thellë dhe një adaptim të plotë të HR si një funksion tërësisht të integruar në strategjinë e biznesit.
Evolucioni i rolit të HR në Shqipëri
Në vitet e fundit, sektori i HR në Shqipëri ka përjetuar një transformim të thellë. Nga një funksion kryesisht administrativ dhe i kufizuar, ai ka evoluar në një rol strategjik që përfshin një spektër të gjerë përgjegjësish, përfshirë zhvillimin e talenteve, menaxhimin e performancës, dhe ndërtimin e kulturës organizative. Ky evoluim ka ardhur si përgjigje ndaj kërkesave të reja të tregut dhe nevojës për një qasje më të unifikuar dhe efektive në menaxhimin e burimeve njerëzore.
Ky ndryshim ka qenë i domosdoshëm për të përballuar sfidat e rekrutimit dhe mbajtjes së talenteve, që janë bërë gjithnjë e më të rëndësishme për suksesin e bizneseve shqiptare. Nëse më parë, rekrutimi ishte një proces i thjeshtë administrativ, sot ai është një komponent kyç i strategjisë së përgjithshme të zhvillimit të biznesit.
Sfida dhe mundësi
Një nga sfidat më të mëdha për bizneset shqiptare mbetet rekrutimi i talenteve. Me një treg që zhvillohet me ritme të shpejta, gjetja e kandidatëve të kualifikuar dhe me përvojë është bërë gjithnjë e më e vështirë. Për të përballuar këtë sfidë, shumë kompani kanë filluar të investojnë në teknologji dhe platforma digjitale që lehtësojnë rekrutimin dhe tërheqin kandidatët më të mirë nga tregu.
Ndërsa rekrutimi është një çështje kritike, mbajtja e talenteve është po aq e rëndësishme. Në një mjedis konkurrues, bizneset shqiptare po përballen me një normë të lartë të qarkullimit të punonjësve. Për ta përballuar këtë, po bëhet gjithnjë e më e domosdoshme që kompanitë të fokusohen në zhvillimin e programeve të brendshme për përmirësimin e kushteve të punës, mundësitë e rritjes profesionale, dhe krijimin e një kulture organizative motivuese dhe të qëndrueshme.
Agjencitë e burimeve njerëzore
Në tregun e punës në Shqipëri, agjencitë e burimeve njerëzore si HireUs janë partnerë kyç për punëdhënësit dhe punëkërkuesit. Duke ofruar zgjidhje të personalizuara rekrutimi, HireUs përshpejton procesin e punësimit dhe ndihmon kompanitë të gjejnë shpejt talentin e duhur. Me strategji të avancuara si kontaktet e synuara dhe vlerësimet e detajuara të kandidatëve, HireUs rrit cilësinë e punësimeve dhe mbush hendekun e aftësive në industri të ndryshme. Kjo qasje strategjike jo vetëm që fuqizon kompanitë, por gjithashtu ndihmon individët të gjejnë mundësi që përputhen me aspiratat e tyre, duke kontribuar në një forcë punëtore më të fortë dhe dinamike në Shqipëri.
Adoptimi i teknologjisë
Disa nga platformat më të përdorura nga kompanitë shqiptare për rekrutim dhe menaxhim të burimeve njerëzore përfshijnë platforma si LinkedIn Recruiter, që ndihmon në identifikimin dhe ndjekjen e kandidatëve të kualifikuar Breezy Hr, ZOHO HR dhe ODOO janë gjithashtu sisteme të njohura për menaxhimin e procesit të rekrutimit, menaxhimin e performancës dhe ruajtjen e të dhënave të punonjësve.
Gjithashtu platformat të fokusuara në tregun lokal, si Duapune.com, Punaime.al dhe Njoftime.com po ndihmojnë kompanitë shqiptare të lidhen më lehtë me profesionistët vendas.
Në të njëjtën kohë, përdorimi i një App, si Staff.al i cili është një aplikacion inovativ mobile për tregun e punës në Shqipëri, është krijuar për të lehtësuar procesin e aplikimit dhe ndërveprimin midis kandidatëve dhe kompanive. Përmes këtij aplikacioni, kandidatët mund të dërgojnë aplikime duke përdorur CV-të e tyre. App i cili mundëson komunikimin direkt midis punëdhënësve dhe aplikantëve, duke përshpejtuar kështu procesin e rekrutimit dhe përmirësuar ndërveprimin.
Rëndësia e zhvillimit të aftësive-trajnimet
Zhvillimi i aftësive të punonjësve është një tjetër fushë që ka marrë rëndësi të madhe në vitet e fundit. Për të mbajtur konkurrencën, kompanitë shqiptare duhet të investojnë në edukimin e vazhdueshëm të stafit të tyre. Programe trajnimi të përhershme, përmirësimi i aftësive teknike dhe lidershipi janë thelbësore për të siguruar që bizneset të mbajnë dhe zhvillojnë talentet e tyre.
Gjithashtu, investimi në trajnime të fokusuara në teknologji dhe menaxhim do të ndihmojë kompanitë të përballen me ndryshimet që vijnë nga globalizimi dhe digjitalizimi. Edukimi i vazhdueshëm është një investim i domosdoshëm për të përballuar sfidat e të ardhmes.
Burimet Njerëzore në Shqipëri kanë kaluar një evoluim të dukshëm, nga një funksion i shpërndarë dhe administrativ, në një komponent strategjik që ndikon drejtpërdrejt në suksesin e biznesit. Për bizneset shqiptare, HR tani është në qendër të vëmendjes, duke marrë një rol kyç në menaxhimin e talentit, zhvillimin e punonjësve dhe ndërtimin e kulturës organizative.
E ardhmja e HR në Shqipëri është premtuese, dhe kompanitë që investojnë në përmirësimin e funksioneve të tyre të HR, përfshirë rekrutimin, zhvillimin e aftësive dhe adoptimin e teknologjisë, do të jenë në pozita më të mira për të përballuar sfidat e tregut të punës dhe për tu identifikuar si liderë në tregun gjithnjë e më konkurrues.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.