3 këshilla për të krijuar një ROI në strategjinë tuaj të PR -

3 këshilla për të krijuar një ROI në strategjinë tuaj të PR

3 hapa për një roi të suksseshëm në strategjinë e pr

Nëse dëshironi të tërhiqni klientë që paguajnë mirë, publiciteti me anë të PR mund të jetë dhuratë që vazhdon t’i jepet  një biznesi. Ka shumë për të thënë për fuqinë e një vlerësimi nga një palë e tretë, nëpërmjet publicitetit “falas”.

Në të vërtetë, ideja e publicitetit falas është e gabuar. Publiciteti nuk është falas; duhet të merret duke qenë diçka e re dhe e rëndësishme  për median.

Me buxhetet e PR që ulen me 14%, klientët janë të vendosur për të parë një kthim të investimeve të tyre në marrëdhëniet me publikun. Si mund të ofrojë PR ndonjë kthim përveç ekspozimit?

“Ne fokusohemi në tre principe të rëndësishme për të ndihmuar në krijimin e fitimeve të dukshme nga ekspozimi pozitiv,” thotë Sarceno, themeluesi i Founders PR. Tre principet janë:

1.Gjeni të ardhura të fshehura të menjëhershme

Sapo mbulimi mediatik është i disponueshëm, ndajeni në të gjitha platformat e mediave sociale. Së bashku me këtë, ndajeni suksesin e mediave me grupet e ndryshme të klientëve të mundshëm, si klientët e mëparshëm, klientët në punë dhe klientët aktualë.“Asnjëherë nuk e dini se kush e ka shtyrë punën me ju për shkak të kohës, kostos ose besueshmërisë, dhe sado sipërfaqësore të duket, njerëzit ndikohen shumë nga burime të palëve të treta që ju paraqesin ju  si një burim ekspert,” tha Sarceno.

Lexo edhe: 11 Rregulla që duhet të keni parasysh në marketingun e produktit ose shërbimit tuaj

2.Optimizoni kanalin tuaj të shitjeve

Sipas Sarceno, shumica e klientëve do të marrin çdo mundësi për të edukuar veten përse duhet të punojnë me ju. “Shtoni lidhje drejt mbulimit tuaj në marrëdhëniet me publikun në nënshkrimet e emailit, lidhjet e kalendarit, prezantimet, propozimet dhe emailat e konfirmimit,” thotë Sarceno. “Ftoni klientët e mundshëm të shqyrtojnë ato për të mësuar më shumë për kompaninë tuaj. Lejimi i publikimeve dhe podkasteve me reputacion të palëve të treta,  të bëjnë punën e rëndësishme në shitje do të shkurtonte kanalin tuaj të shitjeve, sepse sa më shumë informacion klientët e mundshëm konsumojnë, aq më të edukuar do të ndjehen për të marrë vendimin nëse të punojnë apo jo me ju.”

3.Krijoni “reklama të fshehta”

Sarceno thotë se “reklamat që nuk duken si reklama” performojnë më mirë se reklamat që duket si të tilla. “Kemi pasur një klient oficer kredie për të cilin ne publikuam një lajm në Yahoo!, krijuam një grafikë që dukej si një lajm dhe reklamuam postimin në Instagram,” tha Sarceno. “Brenda disa orëve, të panjohur po i shkruanin  mesazhe për të punuar me të pasi kishin lexuar artikullin në Yahoo!, u lidhën  me mesazhin e saj dhe morën vendimin.”

forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0