Rregulla për marketingun e produktit apo shërbimit

11 Rregulla që duhet të keni parasysh në marketingun e produktit ose shërbimit tuaj

Sa më shumë zhytemi në botën e internetit, aq më shumë sfidohemi në shitjet tona dhe kontakti me klientët. A po gjejmë format e duhura, gjuhën e duhur?! Ekspertët e shitjes kanë dhënë vazhdimisht këshilla dhe rregulla dhe ne po ju sjellim më poshtë disa prej tyre. Ju duhet t’i keni parasysh këto rregulla, sidomos nëse nuk jeni në fushën e marketingut.

  1. “Mos kini frikë të bëheni krijues dhe të eksperimentoni me marketingun tuaj.” — Mike Volpe
  2. “Njerëzit ndajnë, lexojnë dhe përgjithësisht angazhohen më shumë me çdo lloj përmbajtje kur ajo shfaqet përmes miqve dhe njerëzve që njohin dhe besojnë.” — Malorie Lucich
  3. “Përqëndrohuni në problemin thelbësor që biznesi juaj zgjidh dhe shpërndani shumë përmbajtje dhe entuziazëm, dhe ide se si ta zgjidhni atë problem.” — Laura Fitton
  4. “Ju nuk mund të prisni që thjesht të shkruani dhe të vijnë vizitorë tek ju. Kjo është shumë pasive.” — Anita Campbell
  5. Përmbajtja është grimca atomike e të gjithë marketingut digjital.” — Rebecca Lieb

Lexo edhe: Neuromarketingu dhe 4 rregulla për ta aplikuar atë

  1. “SEO nuk është më diçka që ju bëni. Është ajo që ndodh kur bëni gjithçka tjetër siç duhet.” — Chad Pollitt
  2. “Website juaj është pasuria juaj më e madhe. Njerëzit shikojnë website tuaj më shumë se çdo gjë tjetër.” — Amanda Sible
  3. “Marketingu gojë më gojë ka qenë gjithmonë i rëndësishëm. Sot, është më i rëndësishëm se kurrë për shkak të fuqisë së internetit.” — Joe Pulizzi dhe Newt Barrett
  4. “Marketingu është shumë i rëndësishëm për ta lënë në dorë vetëm  departamentit të marketingut”. — David Packard
  5. “Çelësi është, pavarësisht se çfarë historie tregoni, bëjeni blerësin tuaj hero.” — Chris Brogan
  6. “Nuk më intereson shumë për praktikat më të mira. Më interesojnë konvertimet. Kjo është arsyeja pse unë testoj.” — Michael Aagaard

Entrepreneur

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0