Zbuloni eksperiencën unike të kinemasë me DigitAlb - Business Magazine Albania

Zbuloni eksperiencën unike të kinemasë me DigitAlb

DigitAlb vazhdon të sjellë më të mirën e argëtimit direkt në shtëpinë tuaj me kanalin Gold, ku filmat më të fundit dhe më të suksesshëm janë gjithmonë në qendër të vëmendjes. Nëse jeni në kërkim të një aventure të re, një drame prekëse, apo një komedie për të qeshur me gjithë familjen, kanali Gold ju ofron gjithçka që dëshironi. Për më tepër, me librarinë Video on Demand (VOD) nëpërmjet Aplikacionit DigitAlb, mund të shijoni filmat tuaj të preferuar në çdo kohë, dhe nga kudo ndodheni. Eksploroni një univers të pafund filmash dhe përjetoni emocionet e kinemasë si kurrë më parë me DigitAlb. Ja cilët janë disa nga filmat e rinj që do të gjeni këtë javë në DigitAlb:Beverly Hills Cop: Axel F / Një polic në Beverly Hills: Aksel F

Rikthehuni në një nga sagat më ikonike të komedisë dhe aksionit me “Një polic në Beverly Hills: Aksel F”. Eddie Murphy rikthehet si Axel Foley, detektivi me stil unik që është gjithmonë gati për të zgjidhur problemet më të ndërlikuara me zgjuarsi dhe humor. Ky film premton të sjellë plot adrenalinë dhe të qeshura për publikun e të gjitha moshave. Me një rating prej 6.5/10 në IMDb, ky është një film që nuk duhet humbur. Shikoni premierën ekskluzive në kanalin Gold dhe në çdo kohë në librarinë VOD.

Lexo edhe:“Galaktikët” gati për sezonin e ri, Yamal-Mbappe gati për të marrë skenën

The Inheritance / Trashëgimia

Misteri dhe drama takohen në “Trashëgimia”, një thriller që do t’ju mbajë të gozhduar në çdo sekondë. Filmi rrëfen historinë e një trashëgimie të papritur që çon në zbulimin e sekreteve të errëta familjare, duke sjellë tension dhe tronditje të vazhdueshme. Me një kast të fuqishëm aktorësh dhe një regji që tërheq vëmendjen, “Trashëgimia” është një zgjedhje ideale për adhuruesit e filmave të misterit dhe dramës. Ky film do t’ju lërë pa frymë. Ndjeni emocionet në kanalin Gold dhe në çdo kohë në librarinë VOD.

Descendants: The Rise of Red / Pasardhësit 4: Zemër Rebele

Zhytuni në botën magjike të pasardhësve të të keqinjve të Disney-t me “Pasardhësit 4: Zemër Rebele”. Ky film aventurë dhe fantazi ndjek rrugëtimin e pasardhësve të disa prej figurave më të famshme të botës së magjisë, teksa përballen me sfida të reja dhe zbulime emocionuese. Me një produksion të shkëlqyer, ky film është i përshtatshëm për të gjitha moshat, duke kombinuar argëtimin dhe emocionet në një paketë të plotë. “Pasardhësit 4: Zemër Rebele” është një aventurë që do të dëshironi ta shikoni përsëri e përsëri. Shikojeni në kanalin Gold ose në çdo moment në librarinë VOD në Aplikacionin DigitAlb.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0