“Galaktikët” gati për sezonin e ri, Yamal-Mbappe gati për të marrë skenën - Business Magazine Albania

“Galaktikët” gati për sezonin e ri, Yamal-Mbappe gati për të marrë skenën

“Galaktikët” gati për sezonin e ri, Yamal-Mbappe gati për të marrë skenën

“Yjet” e La Ligas po përgatiten për të zhvilluar një tjetër sezon emblematik. “Galaktikët” që bëjnë të lëvizë globi, do dhurojnë pa dyshim emocione unike. 

“El Clasico”, tashmë me yje të rinj, do të “gozhdojë” para ekranit tifozët e sportit më të dashur në planet, në çdo cep të botës. 

Lexo edhe:AKSK organizon “Cyber Fortress 2024”: Një betejë digjitale për ekspertët kibernetikë të Shqipërisë dhe Kosovës

Kylian Mbappe dhe Lamine Yamal janë gati të marrin skenën, për t’u bërë idhujt e epokës së re të futbollit. E të gjithë yjet do të bashkohen në Digitalb, që nga 15 gushti, në një sezon që do të jetë i paharrueshëm. 

Në SuperSport nuk do të mungojnë djemtë kuqezi, Ivan Balliu me Rayo Vallecanon e tij, apo dhe Myrto Uzuni, i cili do provojë të rikthejë Granadën në elitën e futbollit spanjoll. Pjesë e rrugëtimit në SuperSport do të jetë edhe “bomber” Vedat Muriqi e Mallorca e tij. 

Rekordmenët e Barcelonës, Realit të Madridit e Atleticos do ndezin një sezon që premton shumë, e SuperSport/DigitAlb do të mundësojë që të mos mungojë asgjë nga kampionati më magjik i futbollit europian, që të gjithë shqiptarët ta shijojnë javë pas jave, duke nisur nga mesi i muajit të ardhshëm.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0