Nisur nga debati televiziv mes Joe Biden dhe Donald Trump, a jeni kuriozë të dini se kush janë personazhet e para politike që kanë “sfiduar” njëri-tjetrin në këtë formë?
Debati televiziv mes kandidatëve për poste të rëndësishme politike nisi në mesin e shekullit të kaluar në SHBA. Ndërsa sot është kthyer në një fenomen tejet normal, që realizohet edhe në nivel lokal. Megjithatë, përgjatë historisë ne do të veçojmë debatin mes dy grave, të cilat nuk ishin as kandidate për post presidencial në atë periudhë.
Bëhet fjalë për Eleanor Roosevelt, e veja e ish-presidentit Franklin Roosevelt e cila u ‘përplas’ para kamerave me senatoren republikane Margaret Chase Smith.
Në debat ishin ftuar dy kandidatët për President, Dwight D. Eisenhower dhe Adlai Stevenson, por në vend të tyre shkuan dy gratë. Kjo zgjedhje edhe pse e pazakontë mund të shihet si besim i madh te aftësitë politike të dyshes.
Eleanor ishte një mbështetëse e palëkundur e demokratëve dhe falë eksperiencës së saj në Shtëpinë e Bardhë, ajo mund ta promovonte mjaft mirë kandidatin te masat. Ndërsa Margaret ishte në mandatin e saj të dytë në Senat dhe ndihej tejet e sigurt për të suportuar republikanët.
Debati televiziv u zhvillua në programin CBS Face the Nation. Te Margaret ra në sy mënyra si ishte veshur dhe toni i saj i zërit, ndërsa Eleanor i kushtoi më tepër rëndësi përgjigjieve që dha duke dominuar në pjesën më të madhe të debatit, i cili gjithsesi nuk pati ndikim në rezultatet e përgjithshme të zgjedhjeve.
Më poshtë mund të shihni fillimin e debatit, i cili u zhvillua më 4 nëntor 1956, dy ditë para zgjedhjeve: tvklan
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.