Inovacioni në Shërbim të Konsumatorëve- Blendi Kokoshi mbi Transformimin e Philip Morris - Business Magazine Albania

Inovacioni në Shërbim të Konsumatorëve- Blendi Kokoshi mbi Transformimin e Philip Morris

Inovacioni në Shërbim të Konsumatorëve- Blendi Kokoshi mbi Transformimin e Philip Morris

Blendi Kokoshi, Menaxheri i Shitjeve në Philip Morris për Shqipërinë dhe Kosovën, shpjegon sesi kjo qasje inovative po transformon biznesin e tyre dhe jetën e konsumatorëve.

Në një botë ku inovacioni është çelësi i vetëm për progres, kompanitë globale si Philip Morris International (PMI) po ndryshojnë mënyrën se si konsumatorët qasen ndaj produkteve të përditshme. Duke u larguar nga duhani tradicional, gjithnjë e më shumë duhanpirës po kalojnë drejt pajisjeve teknologjike të duhanit pa tym, siç është IQOS ILUMA. Deri dje një botë pa duhan dukej gati një “ide utopike”, sot duket si një mision i mundur. Blendi Kokoshi, Menaxheri i Shitjeve në Philip Morris për Shqipërinë dhe Kosovën, shpjegon sesi kjo qasje inovative po transformon biznesin e tyre dhe jetën e konsumatorëve.

-Si ka qenë evolucioni i Philip Morris në tregun e Shqipërisë dhe Kosovës?

Philip Morris ka ndërmarrë një transformim të madh duke sjellë risi në tregjet e Shqipërisë dhe së shpejti edhe në Kosovë. Ky transformim mbështetet në një trinom të fuqishëm: produkt – inovacion – konsumator, dhe suksesi i PMI vjen nga përqendrimi në inovacion dhe zhvillimi i produkteve që ulin ndjeshëm ndikimin e duhanit mbi shëndetin. Me mbi 900 shkencëtarë të angazhuar globalisht, kompania ka krijuar produkte si IQOS, që ofrojnë një alternativë më të sigurt për konsumatorët. Këto produkte janë pritur me interes të madh në tregun e Shqipërisë dhe atë të Kosovës, duke treguar një ndërgjegjësim të lartë për zgjedhje më të shëndetshme. Konsumatorët në Shqipëri dhe Kosovë kanë treguar një tërheqje për pajisjet IQOS, duke reflektuar një prirje të qartë drejt reduktimit të dëmit. Në Shqipëri kemi mbi 50.000 konsumatorë të rinj të cilët kanë kaluar nga duhani tradicional në paisje me ngrohje.  Kjo tregon se si ndërgjegjësimi për rëndësinë e reduktimit të dëmit po rritet, dhe si produktet inovative të PMI po përqafohen nga konsumatorët.

-Çfarë do të veçonit në mënyrën e të bërit biznes në dy tregje të ndryshme siç është ai i Shqipërisë dhe Kosovës? 

Shqipëria dhe Kosova mund të flasin të njëjtën gjuhë, por kanë karakteristika të ndryshme që kërkojnë një qasje të përshtatshme biznesi. Për PMI, njohja e kulturave të biznesit dhe konsumatorëve në secilin vend është thelbësore. Kjo përfshin vlerat, preferencat dhe sjelljet e konsumatorëve, që mund të ndryshojnë ndjeshëm nga një treg në tjetrin. Së dyti, përshtatja me Rregulloret Lokale ka rëndësinë e saj. Të kuptosh qartë rregullat dhe ligjet që ndryshojnë nga njëri vend në tjetrin është thelbësore. Kjo kërkon një analizë të hollësishme të kornizës rregullatore dhe përshtatjen e strategjive të biznesit në përputhje me to. Së treti, çdo treg kërkon një qasje të veçantë dhe strategji të përshtatshme. Kjo përfshin zhvillimin e planeve të marketingut dhe të shitjeve që reflektojnë nevojat dhe pritshmëritë e konsumatorëve në secilin vend. Së katërti, bashkëpunimi me partnerë lokalë të njohur dhe të respektuar është thelbësor. Këta partnerë mund të ofrojnë njohuri të vlefshme dhe mbështetje për navigimin e tregut dhe ndërtimin e besimit me konsumatorët. Po aq me rëndësi është edhe komunikimi i ndjeshëm kulturor dhe gjuhësor. Këtu e kam fjalën për përdorimin e një komunikimi që respekton dhe reflekton ndjeshmëritë kulturore dhe gjuhësore të secilit vend është i rëndësishëm për të arritur sukses në biznes. Kjo ndihmon në krijimin e lidhjeve të forta me klientët dhe partnerët lokalë.

-Ndalemi tek filozofia e Philip Morris për një Botë pa Tym…ku konsiston kjo filozofi në strategjinë e kompanisë?

Filozofia e PMI është e orientuar drejt një bote pa tym, me synimin për të sjellë inovacione që zvogëlojnë dëmin e duhanit. Kompania ka ndërruar fokusin nga ofrimi i duhanit me djegie drejt pajisjeve që stimulojnë uljen e riskut. Ky proces do të vazhdojë deri në largimin e plotë të cigareve me djegie. Ideja kryesore që mbizotëron në filozofinë tonë është siguria dhe mirëqenia e konsumatorëve. Ndaj jemi fokusuar në informim dhe transparencë në lidhje me produktet dhe shëndetin e konsumatorëve. Ajo që ne duam të bëjmë është të ndihmojmë konsumatorët të bëjnë zgjedhje të përgjegjshme dhe të shpresojmë që ata do të bëjnë zgjedhjen e duhur. Deri më tani një pjesë e mirë e konsumatorëve janë ndërgjegjësuar, por kemi një punë të gjatë përpara ku duhet një përfshirje e të gjithë palëve, qoftë edhe konkurrentët tanë. 

 

– IQOS është një produkt i cili është certifikuar nga FDA, por për fat të keq në tregun tonë ka shumëllojshmëri pajisjesh të cilat nuk janë të certifikuara. Cili është impakti i kësaj situate?

IQOS është certifikuar nga FDA, por tregu ynë përballet me sfidën e shumëllojshmërisë së pajisjeve të paçertifikuara. Informimi i vazhdueshëm i konsumatorëve dhe kujdesi në përzgjedhjen e produkteve është thelbësor. PMI përpiqet të përmirësojë kujdesin ndaj klientit dhe të ndërgjegjësojë konsumatorët për lënien e duhanit, duke promovuar programe ndihmëse dhe ofruar zgjidhje për ata që duan të informohen dhe të ndryshojnë. 

 

-Sa e arritshme është në të vërtetë “E Ardhmja e Një Bote pa Tym”…

Nuk është e pamundur, për aq kohë sa përdorimi i inovacionit dhe rezultatet me produktin IQOS po dëshmojnë një largim gati “masiv” të duhanpirësve ndaj duhanit tradicional drejt produkteve pa tym. Kjo na bën të jemi optimistë dhe në të njëjtën kohë të vijojmë përpjekjet për të inovuar më tej deri drejt arritjes reale të asaj që ju pyetët ndoshta pak me skepticizëm drejt një “Bote pa Tym”.  Philip Morris International, si në Shqipëri dhe Kosovë, do të vazhdojë të informojë dhe nxisë duhanpirësit drejt lënies së duhanit tradicional dhe përmirësimit të shëndetit. Kjo arrihet përmes inovacionit të vazhdueshëm dhe përkushtimit ndaj një bote pa tym.

Ky artikull u publika më parë në numrin 35 të revistës businessmag.al.

Ju mund të abonoheni këtu dhe të shkarkoni revistën online.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0