Arkeologët: Lini konfirmohet si vendbanimi më i vjetër në Evropë - Business Magazine Albania

Arkeologët: Lini konfirmohet si vendbanimi më i vjetër në Evropë

Arkeologët: Lini konfirmohet si vendbanimi më i vjetër në Evropë

Në përfundim të fazës së parë të gërmimeve, profesor Adrian Anastasi konfirmoi këto gjetje të reja, përfshirë një gardh rrethues dhe elementë të tjerë.

Për arkeologun e njohur shqiptar, Ilir Gjipali, rëndësia e këtyre zbulimeve është shumë e madhe, pasi ato rikonfirmojnë se ky vendbanim është më i lashti në Evropë. Vendbanimi palafit i Linit në Pogradec është mbi 8,500 vjeçar, i zbuluar para dy vjetësh, dhe gjatë kësaj periudhe arkeologë të ndryshëm po punojnë për të gjetur fakte të reja.

Studimet kanë treguar se në Lin janë zbuluar për herë të parë hapjet e llogoreve tokësore, shumë shtylla druri të shtëpive, shtresa qeramike të dekoruara me impreso, një nga format më të hershme të poçarisë, si dhe grumbuj të mëdhenj pishash, të cilat mendohet se janë mbetje të një ose disa shtëpive.

ADN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0